Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

E rëndë në Maqedoni të Veriut: Plumbi qorr i merr jetën fëmijës 2-vjeçar

GD
Gazeta Demos3 janar 2026 në 08:46
E rëndë në Maqedoni të Veriut: Plumbi qorr i merr jetën fëmijës 2-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në zonën e Gazibabës në Maqedoni të Veriut, ku një fmijë 2-vjeçar ka vdekur pasi u godit nga një plumb qorr në kokë.

Pavarësisht tentimeve dhe trajtimeve që iu dhanë në Neurokirurgji, fundi ishte fatal, shkruan TV21.mk.

Fëmija qëndroi për 24 orë nën mbikëqyrjen e mjekëve, por siç njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë së RMV-së, shkalla e dëmtimit në tru nuk lejoi ndërhyrje kirurgjikale.

“Fëmija u pranua në Qendrën e Urgjencës dhe, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, u transferua për trajtim në Klinikën e Neurokirurgjisë, në repartin e kujdesit intensiv. Ai u intubua, u vendos në ventilim mekanik, iu administrua terapi antibiotike dhe antiedematoze, si dhe ishte nën monitorim të vazhdueshëm 24-orësh. Shkalla e dëmtimit të indit trunor nuk lejoi ndërhyrje kirurgjikale. Pavarësisht përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor, përfundimi ishte tragjik”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjithçka ndodhi kur gjatë ndërrimit të viteve, fëmija bashkë me nënën e vet, para shtëpisë së tyre ishin duke parë spektaklin e krijuar nga hedhja e fishekzjarrëve, kur u qëllua nga një plumb qorr.

maqedoni e veriut

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:45Mediumit të afërt me Vuçiqin i ndalohet transmetimi i lajmeve për shtatë ditë
  • 20:38Trump tregon arsyen që i dëmtoi rëndë republikanët në zgjedhjet e mesmandatit
  • 20:15Aksidenti përfundon me vdekjen e pasagjeres – ​​kosovari përballet me 6 vjet burg
  • 20:05Turqia thotë se komentet e BE-së janë "të paragjykuara dhe të padrejta"
  • 18:29Edhe astronautët amerikanë votuan nga hapësira, NASA zbulon si u realizua procesi