Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Costa në Shqipëri: Përshpejtoni luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

GD
Gazeta Demos2 qershor 2026 në 13:22
Costa në Shqipëri: Përshpejtoni luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në konferencë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Nga ana tjetër, Costa theksoi se lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe forcimi i institucioneve demokratike mbeten kyçe për anëtarësimin në BE.

“Sot përgëzoj vendosmërinë e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e BE dhe kjo në veçanti të rolit tuaj Edi dhe angazhimit tuaj personal në këtë proces. Javën e shkuar, ne e pamë ecurinë e Shqipërisë dhe i ka përmbushur piketat e ndërmjetme për grupkapitullin e parë të çështjeve themelore. Shtete anëtarë kanë kuptuar dhe kanë vlerësuar angazhimin e Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE. Ky është fillimi i një faze impenjative. Këto reforma, më shumë se sa kushte, janë zgjedhje nga ana juaj për të ndërtuar institucione të forta demokratike, angazhim për ruajtjen e një pushteti gjyqësor të pavarur, janë themelore. Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Costa, raporton A2 .

“BE është partneri më i besueshëm i BE dhe Shqipërisë. Është investuesi kryesor dhe partneri më i rëndësishëm tregtar. BE mbështet ecurinë e Shqipërisë, si qasja që kanë në SEPA dhe po integroheni në tregun e BE. Zgjerimi është domosdoshmëri gjeostrategjike për Evropën, investim tek paqja, stabiliteti. Me kërshëri prej të ritakohemi shumë shpejt në samitin BE-Ballkani Perëndimor të premten në Tivat. Samiti do jetë shenjë e qartë e vendosmërisë për ta çuar më tej bashkëpunimin tonë dhe për të ecur më tej”, shtoi Costa.

Antonio Costa

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 08:54Ndihmoi me informacione sekrete Ergys Agasin, ish-kreu i SHISH-it Vlora Hyseni paraqitet sot në Gjykatën e Posaçme
  • 21:39Rubio: Serbia është e përfshirë në disa çështje që mund të jenë problematike dhe shpërthyese
  • 19:52Jo revoltë kundër Merzit, por shumë pakënaqësi në prapaskenë
  • 16:39Presidenti iranian i përgjigjet Trumpit në Asamblenë e OKB-së: Jemi viktima të terrorizmit, jo autorë
  • 14:32Zbardhet dosja: Vlora Hyseni informonte Agasin për takimet me Edi Ramën: S’do rri më shumë se një orë