Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

GD
Gazeta Demos15 mars 2026 në 12:48
Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

Mbretëria e Bashkuar po “shqyrton intensivisht” se çfarë mund të bëjë për të ndihmuar në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, e cila është bllokuar nga Irani, duke çuar në rritje të çmimeve të energjisë.

Kjo është bërë e ditur nga Sekretari Britanik i Energjisë, Ed Miliband, sipas të cilit ka disa mënyra për të mundëusar transportin detar.

“Po flasim me aleatët tanë. Ka mënyra të ndryshme se si mund ta bëjmë të mundur transportin detar. Po shqyrtojmë intensivisht me aleatët tanë se çfarë mund të bëhet, sepse është shumë e rëndësishme që të rihapet ngushtica”, tha Miliband në një intervistë me transmetuesin Sky News, kur u pyet nëse Britania po shqyrtonte mundësinë e dërgimit të pastruesve të minave ose dronëve për gjurmimin e minave në ngushticë.

Miliband kishte thënë më parë se ka një sërë gjërash që Mbretëria e Bashkuar mund të bëjë, duke përfshirë përdorimin e pajisjeve autonome për gjueti minash, por refuzoi të spekulonte se sa larg ishin këto propozime.

Ai gjithashtu mohoi sugjerimet se Britania nuk kishte një ushtri mjaftueshëm të madhe për të përmbushur të gjitha angazhimet e saj dhe në të njëjtën kohë për t’iu përgjigjur krizës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 11:24Gjenerali që shërbeu në Kosovë zgjidhet drejtues i Komitetit Ushtarak të NATO-s
  • 17:49Lajme të këqija për presidentin serb Vucic, nisi procedura kundër partisë së tij
  • 17:14‘Mandati i tretë’, Trump liston 25 arritjet kryesore: Nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit
  • 16:02Presidenti i Finlandës paralajmëron popullin: Përgatituni për sulme ruse me dronë dhe sulme hibride
  • 15:58Kuba goditet nga një tjetër ndërprerje masive e energjisë, miliona njerëz mbesin pa rrymë