Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

“Mbase gënjeva”, Neda Balluku rrëfen të vërtetën për martesën që nuk ishte siç dukej

GD
Gazeta Demos18 gusht 2026 në 13:48
“Mbase gënjeva”, Neda Balluku rrëfen të vërtetën për martesën që nuk ishte siç dukej

Neda Balluku ka bërë një rrëfim të sinqertë në Instagram, ku ka folur hapur për martesën, jetën familjare dhe imazhin që kishte krijuar ndër vite në publik.

Ish-opinionistja e Big Brother VIP Albania 4 pranon se për një kohë të gjatë ka përcjellë një perceptim për marrëdhënien e saj që nuk përputhej me realitetin.

Në postimin e gjatë, Neda kërkon ndjesë për këtë dhe shpjegon se pas shumë vitesh reflektimi ka kuptuar se ajo që u tregonte të tjerëve ishte edhe një dëshirë e saj për të besuar se familja që kishte ëndërruar ishte ende ashtu siç e kishte imagjinuar.

Më poshtë, postimi i plotë i Nedës:

“Për dhjetë vite iu dhashë e tëra, e plota dhe 100% krijimit të familjes sime.

Dhe prej gati pesë vitesh, njerëzit si ju më hapën sërish derën. Më dhanë hapësirë. Dhe më mirëpritën. Dhe unë çfarë ndiej se bëra?

Mbase gënjeva.

Gënjeshtrat e mia nuk ishin të errëta, por nuk ishin as të bardha.

Nuk ishin të qëllimshme, edhe pse për mua të nevojshme. Nuk ishin për një arsye, por edhe jo pa shkak.

Prej vitesh, edhe pse në një formë që më shumë lija të kuptohej sesa tregoja vërtet, krijova një perceptim të gabuar publik për sesi ishte jeta ime, marrëdhënia ime dhe familja ime.

Pas shumë vitesh pune me veten dhe reflektim të pambaramtë, kuptova se imazhi publik që krijoja ishte veçse ëndrra dhe iluzioni im.

Dhe nevoja ime për të besuar se ia kisha dalë të krijoja diçka të bukur.

Ajo që do të kisha dashur jeta ime të ishte dhe mbase, nëse do e trumbetoja apo thjesht lija të kuptohej, do të ndodhte.

Ose thjesht do e besoja dhe vetë.Ndjej fort, tëpërmi, të kërkoj ndjesë.

Komunikimi me njerëzit duhet të jetë i sinqertë, i pastër, i vërtetë. Sidomos për dikë si unë që dua t’i përkushtoj jetën komunikimit publik.

Cilado qoftë forma.Ndaj unë më mirë se kushdo e di që njerëzit i duam kur gjejmë tek ta diçka nga vetja.

Kur na bëjnë të ndihemi sikur nuk jemi vetëm dhe të vetëm në jetën tonë.

Dhe ndonëse kam qenë e ndershme për të treguar se cila isha, nuk bëra dot të njëjtën gjë për jetën në të cilën ndodhesha.

Ende sot besoj me gjithë zemër tek forca e familjes së ndershme dhe të shëndetshme.

Tek partneriteti i sinqertë, i thellë, i prekshëm mes dy njerëzve që zgjedhin njëri-tjetrin çdo ditë sepse duhen dhe respektohen.

Zemra ime lëngon për këtë.

Por nuk mundem të mos kërkoj ndjesë që këtë e transmetova për vite me radhë, pa qenë aspak e vërtetë.

Po bëhet gati viti që dëgjoj një version të mbrapshtë për realitetin tim të ri.

Dhe askujt s’i vë faj. Si mund të dinë të huajt të vërtetat e mia kur mua m’u deshën vite t’i pranoja dhe kuptoja vetë?!

Faleminderit për të gjitha. Që ende më ndaloni në rrugë. Që ende më shkruani. Dhe ju dua shumë gjithmonë”. /Telegrafi

mbasenedagënjeva

Më shumë nga Magazine

  • 21:10LABI rrëfen për herë të parë – Si funksiononte Miss Universe: Më tha Fadili, leje ruje…
  • 20:06Dyshimet për krizë mes Klodit dhe Elijonës, Olti Curri zbulon gjithçka
  • 19:40Santiana sjell foto provokuese, duket e zjarrtë
  • 19:27Shaqir Cërvdaiku në lot flet për lindjen e nipit: Në vendin ku kam përjetuar dhimbjen me të madhe e përjetova gëzimin më të madh në jetë
  • 17:12Selin ndan një moment të ëmbël nga shtëpia: “Nuk e di a jam vetmja…”