Prezantuesja televizive Ada Suleyman ka humbur jetën në një aksident trafiku në Baku të Azerbajxhanit, pak orë pas festimit të ditëlindjes së saj të 31-të.
Suleyman, e cila punonte në televizionin ARB TV, po udhëtonte me mikun e saj, Anar Karimov, kur automjeti i tyre u përplas me pjesën e pasme të një kamioni.
Aksidenti ndodhi në orët e para të 23 nëntorit, ndërsa të dy humbën jetën në vendin e ngjarjes.
Sipas Daily Star, prezantuesja kishte rezervuar një shofer për t’u kthyer në shtëpi pas festës, por Karimov kishte këmbëngulur ta drejtonte vetë automjetin.
Shkaku i aksidentit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, ndërsa familjarët e Karimovit kanë mohuar pretendimet se ai ishte nën ndikimin e alkoolit.

