Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, po zhvillohen edhe diskutime rreth informacioneve nga jashtë, informacione këto që banorët mund t’i kenë dëgjuar për historitë e tyre personale sa kanë qenë jashtë shtëpisë.
Për këtë temë kanë diskutuar Arlinda dhe Shqiponja, të cilat shprehen se banorët e tjerë po i shikojnë ndryshe dhe po tregojnë keqardhje ndaj tyre për shkak të së kaluarës që kanë pasur jashtë shtëpisë.
“Nuk na kanë faj të tjerët pse na jemi gjind në qato situata. Kaniher shpesh thom, a din që kur më kapin kështu, kishe po të suportojna, a din sa ja kam inati? Ikni pashë Zotin, lemni të jetoj qysh du unë”, është shprehur Arlinda.



