Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Hetimet e reja të Prokurorisë: Vjehrra e Arlinda Zekajt ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, e vëzhgoi djalin duke e goditur me sëpatë

GD
Gazeta Demos24 nëntor 2026 në 16:17
Hetimet e reja të Prokurorisë: Vjehrra e Arlinda Zekajt ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, e vëzhgoi djalin duke e goditur me sëpatë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka zgjeruar hetimet në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Hetimet janë zgjeruar ndaj ish-bashkëshortit të saj, Jeton Sylajt, ish-vjehrrës së saj, Nurije Sylajt, ish-kunatit Driton Sylajt dhe dy të tjerëve Metë Pepajt dhe Gëzim Bobit.

Zekaj u vra mbrëmjen e 25 tetorit, menjëherë pasi hyri në shtëpinë e saj, ku u dërgua me patrullë policore.

Sipas aktvendimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Nurije Sylaj dyshohet se me dashje ka ndihmuar në përgatitjen dhe lehtësimin e kryerjes së veprës penale nga Albert Sylaj. Aty thuhet se nga data 22 tetor 2026, kur viktima Arlinda Zekaj ishte kthyer për të jetuar në shtëpinë familjare, ka fotografuar dhe incizuar vazhdimisht viktimën, duke siguruar dhe ruajtur në telefonin e saj mobil fotografi dhe video që pasqyrojnë praninë dhe lëvizjet e saj.

Ndërsa, Prokuroria thekson se në telefonin e saj është gjetur edhe një video e datës 23 tetor 2026, në të cilën viktima shihet duke ecur në qytet, video kjo që dyshohet se i ishte dërguar nga Driton Sylaj përmes aplikacionit WhatsApp.

Këto veprime, sipas Prokurorisë, dyshohet se janë ndërmarrë në kuadër të një koordinimi paraprak me personat e tjerë dhe me qëllim të sigurimit, përcjelljes dhe shkëmbimit të informacioneve lidhur me lëvizjet dhe vendndodhjen e viktimës, duke krijuar kështu kushte dhe duke lehtësuar realizimin e planit të dyshuar për privimin e saj nga jeta.

Po ashtu, në aktvendimin e Prokurorisë thuhet se në ditën kritike, Nurije Sylaj ka qenë e pranishme në shtëpi, fillimisht në sallon e më pas edhe në dhomën e gjumit, gjatë kohës kur Albert Sylaj e ka sulmuar viktimën Arlinda Zekaj me sëpatë, duke mos ndërmarrë asnjë veprim për ta penguar apo ndërprerë sulmin, ndonëse ka qenë prezente dhe në dijeni për veprimet që po zhvilloheshin, ndërsa pas kryerjes së veprës penale, në deklaratën e dhënë në cilësi të dëshmitares, dyshohet se ka tentuar t’i devijojë hetimet dhe të fshehë rrethanat e vërteta të ngjarjes, duke pretenduar se viktima e kishte shtyrë dhe rrëzuar në tokë dhe se ajo vetë kishte qenë pa ndjenja në kohën e kryerjes së vrasjes.

Këto pretendime, sipas Prokurorisë, nga provat e deritanishme, nuk përputhen me incizimet e kamerave të sigurisë, sidomos njërës ku shihet zhvillimi i një pjese të ngjarjes dhe prania e saj gjatë veprimeve të Albert Sylajt.

Me këtë, Nurije Sylaj dyshohet se ka kryer veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprs penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173, par.1, pika 1.3, 1.4 e 1.8 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal.

Ndërsa, Driton Sylaj dyshohet se me dashje ka ndihmuar në përgatitjen dhe lehtësimin e kryerjes së veprës penale nga Albert Sylaj. Ai ka përcjellë lëvizjet e viktimës dhe ka siguruar informacione për vendndodhjen e saj, duke e incizuar më 23 tetor 2026 duke ecur në qytet, ndërsa videon e realizuar ia ka dërguar Nurije Sylajt përmes aplikacionit WhatsApp, me ç’rast materiali është gjetur në telefonin e kësaj të fundit.

hetimetprokurorisëarlinda

Të ngjashme

Takohen zyrtarët e lartë të Prokurorisë dhe Policisë në Pejë, flasin për zbardhjen e vrasjeve të pazgjidhura të pasluftës

Takohen zyrtarët e lartë të Prokurorisë dhe Policisë në Pejë, flasin për zbardhjen e vrasjeve të pazgjidhura të pasluftës

16:11
Dështon seanca gjyqësore ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, zbulohet arsyeja

Dështon seanca gjyqësore ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, zbulohet arsyeja

14:14
Zhvillime të reja në rastin e Arlinda Zekajt, arrestohet vjehrra dhe kunati i saj

Zhvillime të reja në rastin e Arlinda Zekajt, arrestohet vjehrra dhe kunati i saj

12:13
Prokuroria i përfundon hetimet, Xhensila Myrtezaj në gjyq për fshehje pasurie

Prokuroria i përfundon hetimet, Xhensila Myrtezaj në gjyq për fshehje pasurie

17:34

Më shumë nga Lajme

  • 16:18Nis rehabilitimi i rrugës së Uglarit, Kurti njofton vlerën e investimit
  • 16:17ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online
  • 16:08Kosova rrezikon humbje përtej sportit nëse s’i organizon Lojërat Mesdhetare
  • 16:02Lajm i mirë: Bie çmimi i naftës në Kosovë – 1 litër sot kushton reth 1.71 euro
  • 15:59Pas vendimit të Apelit, familja e Liridona Ademajt kërkon kujdestarinë e fëmijëve të saj