Ushtruesja e Detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, ka mbajtur takim me drejtorin e ri të Policisë në Pejë, Faton Alija, dhe zinxhirin komandues të këtij institucioni.
Në komunikatë bëhet e ditur se gjatë këtij takimi, temë kryesore e diskutimit ishte trajtimi dhe zbardhja e rasteve të vrasjeve të pazgjidhura të pasluftës, të cilat kanë ndodhur në territorin në kompetencë të Prokurorisë Themelore në Pejë.
‘’ Me këtë rast, u.d. Kryeprokurorja Disha-Haxhosaj kërkoi nga prokurorët e kësaj prokurorie dhe zinxhiri komandues i Policisë Rajonale që të intensifikojnë bashkëpunimin dhe koordinimin institucional, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e këtyre rasteve, identifikimin e kryerësve të veprave penale dhe vënien e tyre para drejtësisë’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia Rajonale diskutojnë për zbardhjen e vrasjeve të pazgjidhura të pasluftës
Pejë, 24 nëntor 2026 – Ushtruesja e Detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, së bashku me prokurorët e Departamentit për Krime të Rënda, ka mbajtur takim me Drejtorin e ri të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, Faton Alija, dhe zinxhirin komandues të këtij institucioni.




