LajmeZgjedhjet 2026

Lumir Abdixhiku: Gratë janë forca që mbajnë familjen dhe shoqërinë, Kosova duhet t’u krijojë më shumë mundësi

Kryetari i Lumir Abdixhiku dhe kandidati për kryeministër, gjatë një takimi me gratë dhe kandidatet e partisë së tij, ka prezantuar 38 kandidatet gra të LDK-së, duke i cilësuar ato si profesioniste, aktiviste dhe zonja që i japin energji, përkushtim dhe dinjitet subjektit politik.

Në fjalimin e tij, Abdixhiku foli në mënyrë emocionale për rolin e grave në jetën e tij, duke kujtuar nënën e ndjerë, bashkëshorten Albina dhe vajzat e tij, Era dhe Rozi. Ai tha se respektin për gratë e ka mësuar nga nëna e tij, ndërsa theksoi se vetëm kur krijon familje e kupton barrën dhe sakrificën që gratë mbajnë çdo ditë.

Abdixhiku u ndal edhe te sfidat me të cilat përballen gratë në Kosovë, duke e cilësuar të papranueshme faktin që rreth 65 për qind e grave mbeten joaktive në tregun e punës. Sipas tij, diskriminimi në punësim, pabarazia sociale dhe dhuna në familje vazhdojnë të jenë pengesa serioze për fuqizimin e grave.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button