LajmeZgjedhjet 2026
LDK prezanton kandidatet për deputete në tubimin qendror të Forumit të Gruas
Në organizim të Forumit të Gruas të Lidhja Demokratike e Kosovës, sot në Prishtinë do të mbahet tubimi qendror për prezantimin e kandidateve për deputete në zgjedhjet parlamentare.
Sipas njoftimit, në këtë aktivitet do të prezantohet vizioni dhe angazhimi i grave që synojnë të përfaqësojnë qytetarët në Kuvendin e Kosovës.
Tubimi do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.
Njoftimi:
Sot, në organizim të Forumit të Gruas të LDK-së, prezantojmë kandidatet tona për deputete.
Ju ftojmë të na bashkoheni në këtë tubim qendror, ku do të prezantohet vizioni dhe angazhimi i grave që synojnë të jenë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.
📍 Salla e Kuqe – Pallati i Rinisë, Prishtinë
🕛 Ora 12:00
Bashkohu!