Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

ZRRE: Nuk është e vërtetë se rryma nuk do të shtrenjtohet

GD
Gazeta Demos3 shkurt 2026 në 12:16
ZRRE: Nuk është e vërtetë se rryma nuk do të shtrenjtohet

Zyra e Rregullatorit për Energji ka konfirmuar se lajmet që kanë qarkulluar dje për mos shtrenjtim të tarifave te energjisë elektrike nuk kanë të bëjnë me shtrenjtimin apo jo të tarifave të përgjithshme të gjithë konsumatorëve, por lidhën vetëm me tarifat e bursës ndërkombëtare të rrymës, ku Kosova dhe bizneset bëjnë shit-blerjen e saj.

ZRRE tha se aplikimet për shtrenjtim të tarifave të operatoreve energjetik si KOSTT, KEDS, KESCO janë në fazën e shqyrtimit.

“Informacioni i shpallur lidhet me kërkesën për përcaktimin e të hyrave dhe tarifave për Operatorin e Nominuar të Energjisë Elektrike (ALPEX) dhe konfirmimin e tarifave për vitin 2026, të cilat do të mbeten të pandryshuara krahasuar me periudhën paraprake. Ky vendim nuk ka të bëjë me tarifat për operatorët e tjerë të energjisë, si KOSTT, KEDS dhe KESCO, të cilat janë ende subjekt i një procesi të rishikimit dhe vlerësimit të aplikacioneve për të hyrat e lejuara maksimale”, tha ZRRE për RTV21.

Ndërsa një vendim për shtrenjtim apo jo te rrymës për te gjithë konsumatorët pritet të merret në muajin mars. Ndërkohë qytetarët do të pranojnë faturat e energjisë elektrike me tarifa të reja që nga muaji prill. Ditë më parë është konfirmuar se KESCO ka kërkuar një shtrenjtim të rrymës prej 21%, një ndër arsyetimet e tyre ishte edhe rritja e pagës minimale fillimisht prej 425 euro e më pas 500 euro

ZRRE

Më shumë nga Lajme

  • 23:34Protestuesit nuk ndalen, nga sheshi ‘Skënderbeu’ marshojnë për te EULEX-i
  • 23:31‘‘Donika tradhtare’’, Peci i reagon Mërgim Lushtakut: Axhamiu i Samisë, shihe çfarë helmi prodhon PDK’ja kur bjen nata
  • 23:22Deputetja e LDK ankohet për shllajfa, bori, bërtima në protestë: PDK t’i riorientojë protestuesit
  • 23:03Berisha: E kam incizimin, ishte urdhër të themelohej Gjykata Speciale, Kosova s’kishte alternativë
  • 22:44Besnik Berisha ngre alarmin, bën thirrje për protestë paqësore: Kjo është e keqja që mund t’i godasë ish-krerët në Hagë