Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Deputetja e LDK ankohet për shllajfa, bori, bërtima në protestë: PDK t’i riorientojë protestuesit

GD
Gazeta Demos18 shtator 2026 në 23:22
Deputetja e LDK ankohet për shllajfa, bori, bërtima në protestë: PDK t’i riorientojë protestuesit

Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen kundër vendimit të Gjykatës Speciale pas dënimit të ish-krerëve të UÇK’së.

Ymeri, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, ‘’ duhet të riorientojë protestuesit për rend edhe t’ju tregoj që kjo çështje nuk është trend i TikTokut por gjëma më e madhe e shtetit tonë me të cilën duhet të përballemi me maturi’’.

Postimi:

Dhuna që mund të pasojë nga protestat e fundit nuk do të jetë aspak e mirëpritur për askënd, pasi të gjithë e dimë se ajo nuk sjell rezultatet e kërkuara. Qasja e ndjekur nga protestuesit përmes turmave me bori, shllajfe, bërtima e krisma nuk i shërben qëllimit për drejtësi.

Partia Demokratike e Kosovës – PDK duke qenë edhe partia e dytë më e madhe në Kuvend, duhet të riorientojë protestuesit për rend edhe t’ju tregoj që kjo çështje nuk është trend i TikTokut por gjëma më e madhe e shtetit tonë me të cilën duhet të përballemi me maturi edhe të shfrytëzojmë mënyrat institucionale duke filluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

​Në një kohë kur sot pritet një vendim nga Gjykata Kushtetuese, si deputete bëj thirrje për sa më shumë qartësi: si në kërkesat e drejtuara Kuvendit, ashtu edhe në procesin që duhet ndjekur.

Kjo qartësi është e domosdoshme para se protesta të marrë çfarëdo kahu e të na kthejë në kriza që ngadalësojnë për muaj e vite vendosjen e fatit të Kosovës dhe historinë e shtetit tonë.

protestuesitriorientojëkosovës

Të ngjashme

Ligji për Specialen mund t’i kushtojë Kosovës me masa nga BE

Ligji për Specialen mund t’i kushtojë Kosovës me masa nga BE

08:32
Pushtet i ri në Serbi, qasje e vjetër ndaj Kosovës

Pushtet i ri në Serbi, qasje e vjetër ndaj Kosovës

23:34
Mbyllet pas 5 orësh protesta e thirrur nga studentët në Tiranë- Kosha mbeturinash e tabela reklamash të djegura nga protestuesit

Mbyllet pas 5 orësh protesta e thirrur nga studentët në Tiranë- Kosha mbeturinash e tabela reklamash të djegura nga protestuesit

20:24
Gjinali: Kosova duhet të intensifikojë lobimin në SHBA dhe të rikthejë dialogun strategjik

Gjinali: Kosova duhet të intensifikojë lobimin në SHBA dhe të rikthejë dialogun strategjik

19:21

Më shumë nga Lajme

  • 11:02Nga abetarja nën rrënojat e Prekazit te nëna që s’e linin serbët ta varroste fëmijën e vrarë
  • 10:34Gjendet në Prishtinë personi i raportuar i zhdukur në Ferizaj
  • 10:33Qytetarët kërkojnë zgjerimin e rrjetit të ngrohjes në kryeqytet
  • 10:00“Le ta dinë të gjithë, ai ka qenë numër NJË!” – Naim Karaçica përmend me emër personin që e akuzon për tortura dhe masakra në Drenicë
  • 09:54Gjenden tri automjete të vjedhura në Shqipëri, policia tregon për çka do të përdoreshin