Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Qytetarët kërkojnë zgjerimin e rrjetit të ngrohjes në kryeqytet

GD
Gazeta Demos15 nëntor 2026 në 10:33
Qytetarët kërkojnë zgjerimin e rrjetit të ngrohjes në kryeqytet

Pavarësisht se sezoni i ngrohjes në kryeqytet ka nisur zyrtarisht, zgjerimi i rrjetit të Termokosit mbetet sfidë për disa lagje të Prishtinës. Banorët e një pjese të lagjes “Emshir”, të cilët nuk kanë qasje në këtë shërbim, kërkojnë kyçjen sa më të shpejtë në rrjetin e ngrohjes. Nga Termokosi bëjnë të ditur se gjatë këtij viti nuk ka pasur zgjerim të rrjetit, ndërsa aktualisht janë në proces të realizimit të dy projekteve kapitale, përfshirë projektin solar.

Shumica e objekteve në lagjen “Emshir” të Prishtinës tashmë janë të kyçura në rrjetin e ngrohjes së Termokosit, ndërsa banorët e pjesës tjetër të lagjes prej kohësh presin që edhe ata të kenë qasje në këtë shërbim.

“Nuk jemi të kyçur në Termokos, distanca nja 20 metra prej nxemjes, nuk kanë mujtë për shkak të rrugës së pashtruar”, tha një banor.

“Shumë është e rëndësishme, po që 12 vjet jemi në këtë lagje, s’ka Termokos”, u shpreh një tjetër, raporton RTK.

Banorët kanë treguar se në mungesë të ngrohjes nga Termokosi, përdorin alternativa të tjera për ngrohje, si klimat dhe kaldajat.

Ndërkohë, drejtuesit e Termokosit kanë thënë se rrjeti i ngrohjes, i cili aktualisht shtrihet në 110 kilometra dhe përfshin 886 nënstacione, pritet të zgjerohet përmes dy projekteve madhore që synojnë rritjen e kapaciteteve, furnizimin e më shumë konsumatorëve dhe uljen e ndotjes së ajrit në Prishtinë.

“Para së gjithash është projekti Solar for Kosova, i cili është afër fillimit të realizimit, është procedura tenderuese e përzgjedhjes së kompanisë punëkryese, punimeve në terren, përmes 50 megavateve shtesë që marrim nga ky projekt, përmes paneleve solare dhe për herë të parë që do të ketë një projekt inovativ në vendin tonë, do të arrijmë të përfitojnë diku 8600 konsumatorë apo njësi banesore me diku 34 mijë banorë të rinj”, tha Afërdita Uka, zëdhënëse e Termokosit.

Në kuadër të këtij projekti parashihet edhe zgjerimi i rrjetit në lagjet Tophane, Kalabria, Lakrishte, Lagjja e Muhaxherëve dhe Prishtina e Vjetër.

Sivjet, rreth 30% e qytetarëve ose mbi 25 mijë konsumatorë të kryeqytetit janë të kyçur në rrjetin e ngrohjes së Termokosit

ngrohjesrrjetitkërkojnë

Më shumë nga Lajme

  • 10:34Gjendet në Prishtinë personi i raportuar i zhdukur në Ferizaj
  • 10:00“Le ta dinë të gjithë, ai ka qenë numër NJË!” – Naim Karaçica përmend me emër personin që e akuzon për tortura dhe masakra në Drenicë
  • 09:54Gjenden tri automjete të vjedhura në Shqipëri, policia tregon për çka do të përdoreshin
  • 09:29Limaj: Kosova po humb energji në tema të kota, duhet fokus te zhvillimi ekonomik
  • 09:24KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja