Më herët, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka publikuar një fotografi të ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, ku krahas saj është vendosur edhe flamuri i Serbisë. Mbi fotografi, deputeti i PDK-së ka shkruar: “Tradhtare e kombit”.
Ndaj kësaj ka reaguar Faton Peci. Ky i fundit, e ka vlerësuar këtë veprim të Lushtakut si ‘’kulmi i marrëzisë’’.
Postimi:
Kulmi i marrëzisë nga Axhamiu i Samisë
PDK gjatë ditës, e ka gojën plot unitet, por kur bjen nata, shih se çfarë helmi prodhon.
Kryetari Hamza sot në protestë tha se po solidarizohen me të dënuarit në Hagë, por nuk janë kundër dikujt. Djali i Jakup Krasniqit bëri thirrje për eleminimin e dallimeve. Mirëpo, kur mbramja afrohet e mes anëtarëve të këtij grupi, që kurrë nuk u bë parti politike, fillojnë përçarjet e akuzat ndaj njëri-tjetrit se kush e ka votuar gjykatën speciale, shih ateherë çfarë kulmesh të marrezisë e mjerimit prodhohen nga ta – në këtë rast nga ky axhamiu i Kryetarit faktik të PDK-së, Sami Lushtakut.
Për nga niveli i marrëzisë, nuk i plotëson kushtet as prej filloristi.
Për nga niveli i poshtërsisë, do të thoja ndryshe:
Shumë lart, Axhami!