Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

ZKA: Nxënësit me nevoja të veçanta nuk po marrin mbështetje të barabartë në shkollat e Kosovës

GD
Gazeta Demos31 gusht 2026 në 15:39
ZKA: Nxënësit me nevoja të veçanta nuk po marrin mbështetje të barabartë në shkollat e Kosovës

Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar një sërë mangësish në sistemin arsimor të Kosovës sa i përket identifikimit, vlerësimit dhe mbështetjes së nxënësve me nevoja të veçanta arsimore.

ZKA ka publikuar raportin e auditimit të performancës me temën “Mbështetja e Nxënësve me Nevoja të Veçanta në Shkollat Fillore dhe të Mesme të Ulëta në Kosovë”, i cili ka shqyrtuar funksionimin e mekanizmave institucionalë për identifikimin, vlerësimin dhe ofrimin e mbështetjes së nevojshme për këta nxënës.

Auditimi ka përfshirë Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Drejtoritë Komunale të Arsimit në Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë, si dhe 10 shkolla publike.

Sipas gjetjeve të ZKA-së, sistemi arsimor ende nuk garanton mbështetje të barabartë, të qëndrueshme dhe të bazuar në nevojat reale të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore.

Një nga problemet e evidentuara lidhet me funksionimin e ekipeve vlerësuese komunale. Auditimi ka konstatuar se këto ekipe nuk kanë funksionuar në mënyrë të qëndrueshme, duke ndikuar në procesin e identifikimit dhe vlerësimit të nevojave të nxënësve.

Mangësi janë evidentuar edhe në kapacitetet profesionale dhe mbështetëse në shkolla. Sipas raportit, numri dhe shpërndarja e asistentëve, mësuesve mbështetës, psikologëve dhe pedagogëve nuk janë të mjaftueshme, ndërsa në disa raste nuk janë të bazuara në analiza të dokumentuara të nevojave.

ZKA ka gjetur probleme edhe në sistemin e monitorimit dhe koordinimit institucional. Të dhënat për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore në Sistemin për Menaxhimin e Informatave në Arsim (SMIA) kanë shfaqur mospërputhje me gjendjen e evidentuar në terren.

Raporti vëren se mungesa e mbështetjes institucionale, në disa raste, është kompensuar nga vetë prindërit, të cilët janë detyruar të angazhojnë asistentë privatë për fëmijët e tyre.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka theksuar se arsimi gjithëpërfshirës nuk nënkupton vetëm përfshirjen fizike të nxënësve në shkollë, por edhe sigurimin e mbështetjes së duhur që ata të mund të zhvillojnë potencialin e tyre dhe të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në procesin mësimor.

“Rezultatet e auditimit tregojnë se nevojitet një qasje më e koordinuar dhe e bazuar në nevojat reale të nxënësve, në mënyrë që mbështetja të jetë e qasshme dhe në kohë për secilin nxënës”, ka deklaruar Spanca.

Për adresimin e problemeve të evidentuara, ZKA ka dhënë 14 rekomandime.

Rekomandimet synojnë përmirësimin e funksionimit të ekipeve vlerësuese, planifikimin më të mirë të kapaciteteve mbështetëse në shkolla, përmirësimin e cilësisë së të dhënave dhe forcimin e monitorimit e koordinimit institucional.

nevojaveçantambështetje

Më shumë nga Lajme

  • 16:19Bekim Sejdiu për president, “Albanians for America” u bën thirrje deputetëve ta votojnë
  • 16:09Dakordimi për presidentin, ja kur mund të formohen institucionet e reja
  • 16:08Haki Demolli: Bekës i uroj mbështetjen e deputetëve për zgjedhjen president
  • 16:02Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të
  • 15:51Kampionia Donjeta Sadiku dekorohet me Medaljen Presidenciale të Meritave