Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

​Komuna e Gjakovës kërkon mbi 14 milionë euro dëmshpërblim nga Qeveria, gjykata shqyrton kompetencën

GD
Gazeta Demos20 tetor 2026 në 12:25
​Komuna e Gjakovës kërkon mbi 14 milionë euro dëmshpërblim nga Qeveria, gjykata shqyrton kompetencën

Seanca e parë përgatitore në Gjykatën Komerciale, në çështjen gjyqësore të Komunës së Gjakovës për kompensimin e dëmit lidhur me detyrimet nga kontratat kolektive, nisi me rreth 30 minuta vonesë.

Vonesa ndodhi për shkak se salla ku ishte paraparë të mbahej seanca ishte e vogël, ndaj u desh të ndërrohej gjykatorja.

Në fillim të seancës, përfaqësuesja ligjore e Komunës së Gjakovës, Vjollca Shyti, kritikoi palën e paditur për mungesë serioziteti. Sipas saj, përgjigjet në padi janë të përgjithshme dhe nuk tregojnë gatishmëri për bashkëpunim.

Shyti tha se kontesti lidhet me detyrimet që rrjedhin nga kontratat kolektive të viteve 2017 dhe 2021, për të cilat, sipas saj, nuk janë përmbushur obligimet e parapara.

“Tregohet jo serioziteti i palës së paditur karshi komunave të Kosovës respektivisht në rastin konkret të komunë së Gjakovës si palë paditëse. Përgjigja në padi dhe parashtresa janë shabllonizuese nga të cilat kuptohet që pala e paditur nuk ka gatishmëri të bashkëpunoj me Komunën e Gjakovës sikur së që nuk kishte gatishmëri edhe të përmbush kontrata kolektive e të cilat janë pjesë përbërëse të padisë burimore, kontrata e viti 2017 dhe e viti 2021, konsiderojmë që edhe në këto parashtresa të palës së paditur vërtetohet se nuk kanë qenë të gatshëm që të përmbushin kushtet e parapara me këto kontrata kolektive. Në as një moment nga lidhja e këtyre kontratave e deri të përfundimi i këtyre kontratave nuk e kanë mbështetur as një komunë siç e kishin obligim me kontratën e nënshkruar pa prezencën e komunave. Konsideroj që këto kontrata i kanë shkaktuar dëm të pa riparueshëm Komunës së Gjakovës mbi 14 milionë euro. Për këto arsye jemi detyruar që ti drejtohemi Gjykatës me padi që ti shqyrtoj provat dhe gjendjen faktike për dëmin e shkaktuar” tha ajo.

Në kërkesëpadinë fillestare, Komuna e Gjakovës e kishte përcaktuar vlerën e kontestit në 12 milionë e 511 mijë e 104 euro e 60 centë. Kjo shumë, sipas padisë, mbështetej në raportet e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa të komunës dhe pagesat e realizuara përmes përmbaruesve. Ndërsa, shuma aktuale qe kërkon komuna është mbi 14 milionë euro.

Përfaqësuesja ligjore ka kërkuar që gjykata të caktojë një ekspert financiar, i cili do të përcaktojë veç e veç shpenzimet që, sipas komunës, janë shkaktuar nga zbatimi i kontratave kolektive.

“Propozojmë që të nxirret një ekspertizë financiare, e cila të vërtetojë veç e veç secilin shpenzim të kryer në dëm të komunës, të cilat kanë rrjedhur nga kontrata kolektive”, tha ajo.

E pyetur nga gjyqtari për natyrën e kontestit, Shyti tha se bëhet fjalë për çështje civile dhe se dëmi përfshin periudhën nga lidhja e kontratës së vitit 2017 deri në vitin 2026.

“Konsideroj që është kontest civil. Kompensimi i dëmit përfshin prej lidhjes së kontratës 2017 deri në 2026. Ne vazhdojmë të dëmtohemi, sepse çështjet janë nëpër gjykata”, u përgjigj ajo.

Ndërkaq, gjyqtari Durim Osmani tha se gjykata do ta rivlerësojë kompetencën për shqyrtimin e lëndës, përkatësisht nëse çështja është e natyrës civile apo administrative, para se të vendosë për kërkesën për ekspertizë financiare.

“Para se të vendos për ekspertizë financiare, duke marrë parasysh deklarimet në padi, gjykata do të vendosë jashtë seancës, mirëpo para se të vendosë për ekspertizë financiare, do ta vlerësojë edhe një herë kompetencën e gjykatës për shqyrtimin e kësaj lënde. Do ta vlerësoj edhe një herë nëse është çështje civile ose administrative”, tha Osmani.

Në padi, Komuna e Gjakovës argumenton se Qeveria, përmes MASHTI-t, ka lidhur kontrata kolektive me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) më 18 prill 2017 dhe më 22 janar 2021, duke ua bartur komunave detyrimet financiare për zbatimin e tyre, pa siguruar buxhet shtesë.

Sipas komunës, këto kontrata kanë paraparë përfitime të ndryshme për punëtorët e arsimit, përfshirë shujtat ditore, pagat jubilare, pagën përcjellëse, kompensimin e udhëtimit dhe përfitime të tjera.

Komuna pretendon se mungesa e financimit nga niveli qendror ka rënduar buxhetin komunal, pasi përmbarimet kanë prekur edhe kategoritë buxhetore për investime kapitale dhe mallra e shërbime, duke ndikuar në realizimin e projekteve komunale.

Në kërkesëpadi, komuna i referohet edhe nenit 124, paragrafit 3, të Kushtetutës së Kosovës, si dhe dispozitave të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, të cilat, sipas saj, përcaktojnë se kompetencat e deleguara duhet të shoqërohen me financimin e nevojshëm.

Komuna kërkon që gjykata ta aprovojë kërkesëpadinë, ta detyrojë Qeverinë e Kosovës, përkatësisht MASHTI-n, ta kompensojë dëmin që do të përcaktohet nga eksperti financiar, me kamatë ligjore prej tetë për qind, si dhe t’ia mbulojë shpenzimet gjyqësore.

Seanca e parë përgatitore është zhvilluar pa praninë e palës së paditur.

Gjykata pritet ta vlerësojë kompetencën për trajtimin e çështjes para se të vendosë për ekspertizën financiare.

gjakovëskolektivepaditur

Më shumë nga Lajme

  • 12:52Haxhiu: ShBA, partner thelbësor për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës
  • 12:51OVL-UÇK i reagon Trendafilovës: Specialja s’ka pushtet mbi Kuvendin që e themeloi
  • 12:08Gjykimi për ryshfet në kufirin Kosovë-Shqipëri, 23 policë përballen me akuzat
  • 12:03"Gjatë rrugës mjetet mbusheshin me ujë deri në 90%”, ngrihet aktakuzë ndaj 12 personave nga Prokuroria Speciale
  • 11:57Çitaku-Trendafilovës: Nën drejtimin tuaj, Specialja e ka cenuar rëndë besimin në drejtësi!