Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

OVL-UÇK i reagon Trendafilovës: Specialja s’ka pushtet mbi Kuvendin që e themeloi

GD
Gazeta Demos20 tetor 2026 në 12:51
OVL-UÇK i reagon Trendafilovës: Specialja s’ka pushtet mbi Kuvendin që e themeloi

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ndaj kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e cila sot ka pasur një adresim, duke u thirrur në pavarësinë e këtij institucione dhe gjykatësve në Hagë.

Në reagimin për media, OVL-UÇK i është kundërpërgjigjur Trendafilovës, duke kërkuar nga ajo që të dijë se në Kosovë ligjet i miraton Kuvendi.

“Të pretendosh se një gjykatë ka të drejtën e zgjedhjes së ligjit që rregullon veprimtarinë e saj, është jo vetëm e çuditshme, por edhe qesharake. Këto pretendime i lexuam në komunikatën e znj. Trendafilova.  Zonja në fjalë, duhet të dijë se në Kosovë, ligjet i miraton Kuvendi. Vet Dhomat e Specializuara ekzistojnë sepse u krijuan nga Kuvendi, andaj ato nuk kanë pushtet mbi institucionin që i themeloi.”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Në reagim thuhet se Trendafilova duhet ta dijë se t'i mbash leksione Kuvendit për sundimin e ligjit, përderisa, sipas kësaj organizate, e trajton interpretimin personal si të padiskutueshëm, është arrogancë.

“Kritika ndaj vendimeve gjyqësore është e drejtë legjitime dhe nuk do të heqim dorë prej saj. Asnjë vendim gjyqësor nuk mund ta fshijë të vërtetën se Lufta Çlirimtare ishte e drejtë. Lirinë e Kosovës e fituan ata që u ngritën kundër gjenocidit, dhe shtetësia e Kosovës qëndron mbi sakrificën e tyre. Andaj, gjykatat asnjëherë nuk duhet të shndërrohen në institute historie, por duhet që me dinjitet e profesionalizëm ta kryejnë punën për të cilën janë mandatuar. Fatkeqësisht, në rastin e Dhomave të Specializuara kanë munguar që të dyja, edhe dinjiteti, edhe profesionalizmi.”, është thënë në reagimin e OVL-UÇK-së.

ovl-uçktrendafilovëspushtet

Më shumë nga Lajme

  • 13:31Vendos Gjykata: 25 vjet burg për vrasësin e Auron Ferizit
  • 12:52Haxhiu: ShBA, partner thelbësor për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës
  • 12:25​Komuna e Gjakovës kërkon mbi 14 milionë euro dëmshpërblim nga Qeveria, gjykata shqyrton kompetencën
  • 12:08Gjykimi për ryshfet në kufirin Kosovë-Shqipëri, 23 policë përballen me akuzat
  • 12:03"Gjatë rrugës mjetet mbusheshin me ujë deri në 90%”, ngrihet aktakuzë ndaj 12 personave nga Prokuroria Speciale