Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që ka përfshirë një objekt në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë, ku aktualisht në vendngjarje ndodhen policia dhe zjarrfikësit.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e kryeqytetit, Enis Pllana, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ekipet emergjente po intervenojnë në vendin e ngjarjes.




