Qytetarë janë mbledhur sërish në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në kuadër të protestës “Jo në emrin tim”.
Nga sheshi sonte të njëjtit po e zhvendosin protestën te Ministria e Drejtësisë, teka brohorasin “UÇK, UÇK”.
Para pak çastesh, Çlirim Haziri, i ka bërë thirrje sërish kuvendit e qeverisë, që ta votojnë ligjin për Specialen.
‘’Edhe sonte në këtë shesh, deri sa Kosovës e UÇK’së t’i kthehet dinjiteti. Votojeni ligjin për UÇK’në, se nuk kemi kohë të presim, Kosova nuk do të jetë e qet pa e mbrojt UÇK’në, lavdi dëshmorëve e UÇK’së.
Protesta është organizuar për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pjesëmarrësit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit, ndërsa në shesh janë dëgjuar thirrje në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.