Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

​Zjarret në Shqipëri: 15 vatra, 7 ende aktive, ndërhyrje me mbi 200 forca dhe mjete nga ajri

GD
Gazeta Demos23 gusht 2026 në 22:54
​Zjarret në Shqipëri: 15 vatra, 7 ende aktive, ndërhyrje me mbi 200 forca dhe mjete nga ajri

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka bërë bilancin e situatës së zjarreve në vend deri në orën 14:00, duke njoftuar se janë raportuar 15 vatra, nga të cilat 7 mbeten aktive dhe 8 janë nën mbikëqyrje.

Në operacionet e sotme janë angazhuar në total 213 forca, prej të cilave 153 forca operacionale dhe 60 efektivë të Forcave të Armatosura. Në dispozicion janë 10 mjete zjarrfikëse, 1 ekskavator i rëndë me zinxhir, ndërsa operacionet nga ajri mbështeten nga 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Ndër vatrat aktive, në Malin e Dajtit vijon ndërhyrja me 15 zjarrfikës dhe 30 efektivë të FA-së, të mbështetur nga 1 helikopter, pa rrezik për zonat e banuara.

Në Qafë të Helmes, Bulqizë, 11 efektivë të MZSH-së po punojnë për kontrollin e dy vatrave aktive në sipërfaqe pyjore.

Në Tenë, Mirditë, situata paraqitet e stabilizuar dhe në terren vijojnë 27 forca të MZSH-së, Shërbimit Pyjor dhe bashkisë, ndërsa në Shtuf vatra ka intensitet të ulët dhe po monitorohet nga strukturat vendore.

Në Prozhem, Pukë, vijon operacioni me 3 mjete zjarrfikëse dhe 15 efektivë, 13 forca të Shërbimit Pyjor dhe banorë të zonës, si dhe 30 efektivë të FA-së.

Situata në Gojan–Gjegjan ndërkohë është përmirësuar ndjeshëm, me vatrat të izoluara ose të fikura dhe nën mbikëqyrje.

Vëmendja kryesore është në Krastë të Krujës, ku vatra paraqitet me intensitet dhe pranë zonave të banuara. Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Krujës, me mbështetje nga Kamza dhe Vora, ndërsa po ndërhyhet nga ajri me 1 helikopter.

Në Malin e Çikës mbi Palasë, operacioni për fikjen përfundimtare mbështetet nga 2 avionë Air Tractor

forcavatraaktive

Të ngjashme

Forca të shtuara të Policisë para Kuvendit, protestuesit vazhdojnë të mblidhen

Forca të shtuara të Policisë para Kuvendit, protestuesit vazhdojnë të mblidhen

08:57

Më shumë nga Lajme

  • 14:04Tahiri: Projektligji për Specialen të votohet edhe në lexim të dytë - UÇK është e të gjithëve
  • 13:37Driton Gojani zgjidhet kryesues i bordit të ZRRE-së, kryeshefi i deritashëm humbi garën në Kuvend
  • 13:35Kuvendi miraton tri marrëveshje ndërkombëtare me BE-në
  • 13:14Publikohet projektligji: Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?
  • 12:37Blindohet me policë nga brenda Kuvendi, deputetët e VV-së detyrohen të porosisin pica nga jashtë