Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zjarr në Hajvali – përfshihet nga flakët një deponi e veturave, s’raportohet për të lënduar

GD
Gazeta Demos27 gusht 2025 në 14:45
Zjarr në Hajvali – përfshihet nga flakët një deponi e veturave, s’raportohet për të lënduar

Rasti ka ndodhur rreth orës 11:30, dhe si pasojë e zjarrit janë dëmtuar disa vetura.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 11:30, është raportuar për një incident zjarri në Hajvali, ku në një autoservis janë përfshirë nga zjarri disa vetura. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur lokalizimin e zjarrit”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se nuk raportohet për persona të lënduar.

“Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti.

Ndërkaq drejtori i zjarrfikësve, Malë Gashi tha se ata informatën e pranuan rreth orës 11:45 dhe se fillimisht u ishte thënë se janë duke u djegur mbeturina dhe se dyshohej për një veturë të përfshirë nga zjarri.

“Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe kanë parë që ishte përfshirë nga zjarri deponi e veturave dhe materialeve të ndryshme (vetura, hekrari dhe material të ndryshme). Zjarri është lokalizuar”, tha Gashi.

E Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka njoftuar se falë reagimit të shpejtë dhe koordimit të mirë mes ekipeve në terren, flakët janë lokalizuar dhe është parandaluar përhapja e mëtejshme e zjarrit në zonat përreth.

“Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e zjarrit, ndërsa banorët pranë zonës janë këshilluar të shmangin lëvizjen në afërsi për shkak të tymit të dendur dhe rrezikut të mbetjeve të djegura”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Lajme

  • 15:24Irani: Hormuzi do të rihapet kur SHBA-ja të pranojë kërkesat tona
  • 15:22Ministri turk: Pakti i mbrojtjes mes Turqisë, Pakistanit dhe Arabisë Saudite nuk e shënjestron Iranin
  • 15:13Tejkalime të rrezikshme, dy shoferë në Shtime gjobiten me 300 dhe 400 euro
  • 14:55Spanja kontrollon 199 udhëtarë nga Italia në ditën e parë të rikthimit të kontrolleve kufitare
  • 14:41Gjendja në pikat kufitare, përditësohen të dhënat