Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

GD
Gazeta Demos25 shtator 2026 në 22:27
Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Bilall Sherifi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së dhe debateve për themelimin e Gjykatës Speciale.

Sherifi ka thënë se kur “ndryshon pozita, ndryshojnë edhe mundësitë për të vepruar, e bashkë me to ndryshon edhe përgjegjësia!”.

Ai ka shkruar gjithashtu se “aq sa kemi të drejtë t’u themi atyre që e votuan: ‘Ju e votuat, tash mbylleni gojën’, po aq të drejtë kanë ata që e votuan t’u thonë atyre që atëherë ishin kundër, por tash janë në pushtet: ‘Po, nga opozita ishit kundër. Por çfarë bëtë këto gjashtë vite, kur ishit në pushtet, për t’i shmangur dëmet që thoshit se do t’i sillte kjo Gjykatë?’”.

Postimi i plotë

KUR NDRYSHON POZITA, NDRYSHON EDHE PËRGJEGJËSIA

Sikur shumë të tjerë, edhe unë kam qenë kundër themelimit të Gjykatës Speciale. Por kundërshtimi im nuk ka qenë vetëm qëndrim personal. Edhe NISMA Socialdemokrate, sekretar i përgjithshëm i së cilës isha në atë kohë, ka qenë kundër themelimit të saj.

Kontributi im, në emër të NISMËS, ka qenë publik, përmes shkrimeve, intervistave dhe debateve televizive. E kemi konsideruar gabim dorëzimin e një pjese të sovranitetit në fushën e drejtësisë te një mekanizëm, për të cilin atëherë askush nuk e dinte saktësisht se si do të dukej dhe si do të funksiononte. Fundja, çka mund të bësh tjetër kur je në opozitë, përveçse të kundërshtosh?

Tash le të kthehemi e të shohim se ku jemi. Po, koha u dha të drejtë, në shumëçka, atyre që e kundërshtuan!

Por, aq sa kemi të drejtë t’u themi atyre që e votuan: “Ju e votuat, tash mbylleni gojën”, po aq të drejtë kanë ata që e votuan t’u thonë atyre që atëherë ishin kundër, por tash janë në pushtet: “Po, nga opozita ishit kundër. Por çfarë bëtë këto gjashtë vite, kur ishit në pushtet, për t’i shmangur dëmet që thoshit se do t’i sillte kjo Gjykatë?”

Jo si akuzë. Por, si pyetje që lidhet drejtpërdrejt me përgjegjësinë politike. Sepse të qenit kundër një vendimi kur je në opozitë nuk të amniston nga përgjegjësia kur më vonë je në pushtet!

Kur ndryshon pozita, ndryshojnë edhe mundësitë për të vepruar. E bashkë me to ndryshon edhe përgjegjësia!

Nëse e marrim metaforën e një zjarri që ka kapluar një banesë në një ndërtesë, zjarri nuk pyet në cilin kat jeton ti. Nëse nuk lufton për ta ndalur përhapjen e tij, ai do ta përfshijë tërë ndërtesën dhe, herët a vonë, edhe banesën tënde!

Prandaj, sot nuk duhet të merremi vetëm me pyetjen: Kush e ndezi zjarrin? Duhet të pyesim edhe: Çfarë bëmë për ta ndalur përhapjen e tij? Dhe çfarë mund të bëjmë sot?

Sepse një betejë nuk fitohet vetëm duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte. Fitohet duke ditur çfarë të bësh pasi beteja ka filluar.

drejtësherifindryshon

Më shumë nga Lajme

  • 22:55Gruda: Do të ishte e pandershme që votimi i presidentit të kushtëzohet me ligjin për Specialen
  • 22:54Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE
  • 22:35Tragjedi në afërsi të Bujanocit: Humbin jetën nëna dhe djali 2-vjeçar, disa të tjerë të lënduar
  • 22:18Të dielën protestë në Oslo të Norvegjisë kundër vendimit të Speciales
  • 21:23Konjufca në New York: Padrejtësia ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet