Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Tragjedi në afërsi të Bujanocit: Humbin jetën nëna dhe djali 2-vjeçar, disa të tjerë të lënduar

GD
Gazeta Demos25 shtator 2026 në 22:35
Tragjedi në afërsi të Bujanocit: Humbin jetën nëna dhe djali 2-vjeçar, disa të tjerë të lënduar

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur sot, të premten, pranë Bujanocit, ku në një aksident të rëndë trafiku kanë humbur jetën një fëmijë dyvjeçar dhe nëna e tij.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, në rrugën magjistrale, e njohur si autostrada e vjetër, në drejtim të Vranjës, raporton Presheva.com. Sipas Shërbimit të Urgjencës së Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc në aksident janë lënduar edhe disa persona të tjerë. Ekipet e Urgjencës kanë transportuar të lënduarit drejt Qendrës Shëndetësore në Vranjë për trajtim mjekësor.

Sipas informacioneve jozyrtare, aksidenti ka ndodhur pas një përplasjeje mes dy automjeteve. Rrethanat e sakta të aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.

Për shkak të aksidentit, rruga është aktualisht e mbyllur për qarkullim, ndërsa policia po e ridrejton trafikun. Automjetet që vijnë nga drejtimi i Vranjës devijohen përmes Banjës së Bujanocit, ndërsa ato që vijnë nga drejtimi i Bujanocit po kalojnë nëpër rrugën e vjetër.

Policia dhe ekipet kompetente po punojnë në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e kësaj tragjedie.

bujanocittragjedijetën

Të ngjashme

E rëndë: Ky është 20-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik në Lutogllav të Prizrenit

E rëndë: Ky është 20-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik në Lutogllav të Prizrenit

18:41
Vetaksident me fatalitet, humb jetën 19 vjeçari në Prizren

Vetaksident me fatalitet, humb jetën 19 vjeçari në Prizren

11:39

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Berisha: Rinia është e bindur në pafajësinë e krereve të UÇK-së, duhet ta bëjmë luftën ligjore
  • 23:35Deklaratat e ndryshuara të Gërvallës s’mbetën pa pasoja, koha kur u morën si referencë për ta mbajtur në burg Selimin
  • 23:30Moti të dielën: Temperaturat deri në 19°C
  • 23:22“Moska ta ndalë luftën”, kryediplomati gjerman e telefonon homologun e Ukrainës menjëherë pas takimit me Lavrov
  • 23:12Mijëra qytetarë në protestën e 11-të në Prishtinë, Vlora Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë, UÇK