Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit, duke thënë se drejtësia, shëndetësia dhe zhvillimi ekonomik janë sektorë ku, sipas tij, dështimet e qeverisë janë të dukshme.
Në lidhje direkte për Politiko, Zemaj tha se këta sektorë nuk mund të trajtohen përmes propagandës politike, pasi kërkojnë rezultate konkrete.
“Edhe drejtësia, edhe shëndetësia, edhe zhvillimi ekonomik janë tema që janë zbatuar në mënyrë të kundërt nga ajo që ka ndodhur gjatë qeverisjes së Kurtit në këta tre-katër vjet, fatkeqësisht”, u shpreh Zemaj.


