Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zbulohet shtëpi bari dhe dy parcela me kanabis në Lezhë, arrestohen dy persona

GD
Gazeta Demos15 korrik 2026 në 11:02
Zbulohet shtëpi bari dhe dy parcela me kanabis në Lezhë, arrestohen dy persona

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Lightning”, ku ka zbuluar një shtëpi të përshtatur për kultivimin e Cannabis Sativa në fshatin Velë, si dhe dy parcela me kanabis.

Si rezultat i operacionit, pas një hetimi disa-javor, janë zbuluar pesë ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, ndërsa janë arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar si autorë të kësaj veprimtarie kriminale.

Në pranga kanë rënë M. F., 39 vjeç, banues në fshatin Velë dhe pronar i banesës ku ishte ngritur aktiviteti i paligjshëm, si dhe A. M., 27 vjeç, banues në Ishull Shëngjin.

Sipas Policisë, në njërin prej ambienteve të banesës ishin kultivuar 119 bimë narkotike Cannabis Sativa, përmes përdorimit të llambave dhe pajisjeve të posaçme, të cilat furnizoheshin me energji elektrike përmes lidhjeve të paligjshme.

Dy ambiente të tjera të banesës ishin përgatitur për të njëjtin qëllim.

Gjatë kontrolleve në terren, janë zbuluar edhe dy parcela pranë banesës, ku ishin kultivuar 55 bimë të tjera Cannabis Sativa, të cilat dyshohet se mbaheshin nga dy personat e arrestuar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë gjahu, një sasi lënde të dyshuar narkotike, pajisje elektrike të përdorura për kultivim në ambiente të mbyllura, një automjet dhe 18 aparate celularë.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçarit janë gjetur edhe 16 celularë të tjerë, për të cilët vijojnë hetimet për të përcaktuar mënyrën e sigurimit dhe përdorimin e tyre.

Në kuadër të hetimeve, Policia ka referuar materialet në Prokurori edhe për katër punonjës të OShEE-së, ndaj të cilëve ka nisur procedim penal për veprat “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv”.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Berisha: Rinia është e bindur në pafajësinë e krereve të UÇK-së, duhet ta bëjmë luftën ligjore
  • 23:35Deklaratat e ndryshuara të Gërvallës s’mbetën pa pasoja, koha kur u morën si referencë për ta mbajtur në burg Selimin
  • 23:30Moti të dielën: Temperaturat deri në 19°C
  • 23:22“Moska ta ndalë luftën”, kryediplomati gjerman e telefonon homologun e Ukrainës menjëherë pas takimit me Lavrov
  • 23:12Mijëra qytetarë në protestën e 11-të në Prishtinë, Vlora Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë, UÇK