Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zbulohen 2.162 kilogramë marihuanë në Vërmicë

GD
Gazeta Demos10 shtator 2026 në 11:09
Zbulohen 2.162 kilogramë marihuanë në Vërmicë

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandimit të substancave narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

Gjatë hyrjes në Republikën e Kosovës, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll fizik një autobus me udhëtarë dhe kanë kryer kontrolle të automjetit dhe bagazheve.

Gjatë intervistimit, njëri prej udhëtarëve, i pyetur nga zyrtarët doganorë nëse kishte ndonjë mall apo send për të deklaruar, nuk ka deklaruar asgjë.

Megjithatë, gjatë kontrollit fizik të çantës së krahut të udhëtarit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar një qese plastike që përmbante një substancë të dyshuar si narkotike. Pas peshimit, sasia e substancës së dyshuar ka rezultuar të jetë 2.162 kilogramë marihuanë.

Në kuadër të kontrollit të mëtejshëm, autobusi është kontrolluar edhe përmes skanerit, me ç’rast nuk janë evidentuar parregullsi të tjera.

Për rastin është njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa personi dhe substanca e dyshuar janë proceduar më tej tek organet kompetente për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme ligjore.

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës dhe trafikimit të substancave narkotike, si dhe në mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve dhe interesave të Republikës së Kosovës.

kosovëskilogramëmarihuanë

Të ngjashme

Ndalohet kontrabanda në kufi: Kapen mbi 2 kg marihuanë - u gjetën në çantën e udhëtarit

Ndalohet kontrabanda në kufi: Kapen mbi 2 kg marihuanë - u gjetën në çantën e udhëtarit

08:48
“Susam, qumësht pluhur e çokollata”- Kapet mall i kontrabanduar me vlere 20 mijë euro në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Susam, qumësht pluhur e çokollata”- Kapet mall i kontrabanduar me vlere 20 mijë euro në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

10:53
Policia e Kosovës realizon një transferim dhe një ekstradim të dy personave nga shtet tjera për në Kosovë

Policia e Kosovës realizon një transferim dhe një ekstradim të dy personave nga shtet tjera për në Kosovë

22:31
E arta e Kosovës po bëhet gati për Kampionatin Europian, Donjeta Sadiku vazhdon me stërvitje

E arta e Kosovës po bëhet gati për Kampionatin Europian, Donjeta Sadiku vazhdon me stërvitje

18:14

Më shumë nga Lajme

  • 11:45Muaji gusht: 14 motoçikleta dhe 8 trotinetë të konfiskuar në rajonin e Ferizajt
  • 11:24Dyshohen për tjetërsim të pronës 1.5 milionëshe – 5 zyrtarëve u ndalohet t’i afrohen komunës së Fushë Kosovës
  • 11:086 ditë para verdiktit, Oda e Mjekëve vendos flamurin gjigant “Liria ka emër”
  • 11:02Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Pejë, në pritje të lirisë për çlirimtarët
  • 10:48Prokuroria ngrit 36 aktakuza dhe ndalon tetë persona brenda 24 orëve