Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka ngritur shqetësime për procesin e votimit të anëtarëve të Bordit të Agjencia Kosovare e Privatizimit, duke e cilësuar atë si jotransparent dhe të dirigjuar.
Përmes një postimi në Facebook, Ymeri ka deklaruar se kandidatët për këtë bord janë votuar nga Lëvizja Vetëvendosje pa u shpërndarë CV-të e tyre tek të gjithë anëtarët e komisionit, duke shtuar se vetëm kryetarja e komisionit ka pasur qasje në to.
Sipas saj, votimi i anëtarëve të tjerë ka qenë arbitrar dhe i ndikuar nga pushteti, duke shfrytëzuar numrat për të avancuar persona të caktuar.
