Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Wolt, qendra tregtare dixhitale në xhepin e konsumatorëve”, revolucioni imotorëve blue në Kosovë

GD
Gazeta Demos25 maj 2026 në 12:16
“Wolt, qendra tregtare dixhitale në xhepin e konsumatorëve”, revolucioni imotorëve blue në Kosovë

Në një intervistë për Publika Podcast “Kosovo Talks”, Lisandri Dragoj, Drejtori i Përgjithshëm i Wolt për Kosovë dhe Shqipëri, foli për rritjen e shpejtë të platformës në tregun kosovar dheshqiptar, duke e cilësuar Ballkanin Perëndimor si një rajon “tejet të etur për teknologji dhe risi të reja”.

Sipas tij, qasja ndaj Wolt ka qenë jashtëzakonisht pozitive që nga dita e parë, si nga konsumatorët ashtu edhe nga bizneset lokale. Ai kujtoi se në fillimet e operimit, kërkesa e bizneseve për t’u bërë pjesë e platformës ishte aq e lartë, sa ekipi nuk arrinte ta përballonte ritmin e regjistrimeve dhe onboardimit.

“ Sot kemi rreth 1000 biznese të regjistruara në Kosovë dhe numri vazhdon të rritet çdo muaj. Mbi 150 biznese të reja regjistrohen vazhdimisht dhe edhe numri i klientëve është në rritje. Ekosistemi po funksionon siç duhet ”, tha Dragoj.

Ai theksoi se për bizneset nuk ka asnjë kosto hyrëse për t’u bërë pjesë e platformës Wolt, pasi çdo proces mbulohet nga kompania, duke filluar nga regjistrimi deri te integrimi në platformë.

“ Ka vetëm përfitime. Shumica e bizneseve që janë pjesë e platformës i kanë tejkaluar pritshmëritë e tyre. Ka pasur raste kur shitjet janë shumëfishuar ”, deklaroi ai.

Dragoj ndau edhe historinë e një biznesi të vogël fast-food që ishte pranë mbylljes për shkak të kostove operative, por pas hyrjes në Wolt, shitjet iu rritën pesëfish.

“ Ishte duke e mbyllur biznesin. U bë pjesë e platformës dhe niveli i shitjeve u pesëfishua. Sa më shpejt të bëhesh pjesë e platformës, aq më mirë është për biznesin afatgjatë ”, tha ai, duke e përshkruar Wolt si “ një mini-qendër tregtare dixhitale që e mban në xhep ”.

Në intervistë, Dragoj foli edhe për ndikimin e teknologjisë në jetën e përditshme dhe mënyrën se si Wolt po lidh njerëzit përtej distancave. Ai kujtoi rastin e një emigranti shqiptar në Gjermani, i cili përmes Wolt bënte pazarin javor për nënën e tij në Shqipëri.

“ Wolt i shkrin distancat. Sot mund të bësh porosi apo dhurata për njerëzit e afërt, pavarësisht ku ndodhesh ”, tha ai.

Duke folur për zgjerimin e platformës, Dragoj konfirmoi se Wolt pritet të zgjerohet edhe në qytete të tjera të Kosovës gjatë këtij viti.

Ndërsa në rubrikën “Mit apo e vërtetë”, ai tha me humor se korrierët e Wolt-it e njohin Prishtinën, Ferizajn dhe Prizrenin më mirë sesa Google Maps.

“ Sa herë e kam provu Google Maps, më shumë më ka ngatërru sesa më ka ndihmu ”, u shpreh ai.

Në fund, Dragoj theksoi se fokusi kryesor i Wolt nuk është marketingu agresiv, por përvoja e konsumatorit.

“Njerëzit sot janë shumë të angazhuar. Wolt krijon më shumë kohë për veten, familjen dhe jetën e përditshme”, përfundoi ai

Shiko Podcastin FULL

wolt

Më shumë nga Lajme

  • 15:35Organizatat e shoqërisë civile letër Amnesty International për Deklaratën e 16 shtatorit: Sqarojeni mirë kontekstin e viktimave
  • 15:34Përfundon “Kursi i Avancuar për Lider” në FSK, trajnohen pjesëtarët për detyra udhëheqëse
  • 15:29Kryediplomati i Bosnjës takoi Kurtin në Nju Jork: Mundësitë e përbashkëta dhe kërcënimet e njejta na lidhin më fortë
  • 15:21Betohen 17 kadetë të rinj të FSK-së, mes tyre edhe një nga Shqipëria
  • 15:15Kurti: Zgjedhjet e reja do të prodhonin rezultat të njëjtë, ky Kuvend mund t’i japë vendit president