Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

VV skeptike për Ligjin për Specialen, Nagavci thotë se “kanë dyshime se nuk do sjellë rezultate të mëdha”

GD
Gazeta Demos8 tetor 2026 në 16:46
VV skeptike për Ligjin për Specialen, Nagavci thotë se “kanë dyshime se nuk do sjellë rezultate të mëdha”

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka thënë se partia e saj ka dyshime se Ligji i ri për Gjykatën Speciale do të sjellë rezultate të mëdha.

“Përkundër dëshirës dhe vullnetit tonë, ne dyshojmë që [ligji] do të sjellë rezultate të mëdha”, thotë ajo për REL.

“Ne kemi parë se Partia Demokratike besonte në këtë projektligj, në formën se si e ka hartuar, dhe e kemi dhënë mbështetjen tonë, duke pranuar besimin e tyre”, shton.

Siç shprehet Nagavci, VV “ka shprehur dyshimet dhe skepticizmin e saj” edhe në takimet që ka pasur me Partinë Demokratike të Kosovës.

Me 88 vota për, të martën e 6 tetorit Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të dytë Ligjin e ri për Dhomat e Specializuara, i cili  parasheh që ngushtimin e juridiksionit të Speciales vetëm në veprat që lidhen me trafikimin dhe nxjerrjen e organeve njerëzore, shkurtimin e periudhës kohore të mandatit nga 1998 në korrik të vitit 1999, uljen e dënimit maksimal nga burgimi i përjetshëm në 15 vjet, transferimin në Kosovë të rasteve që nuk hyjnë në juridiksionin e saj, vuajtjen e dënimeve në institucionet korrektuese të Kosovës dhe mundësinë e faljes individuale nga Presidenti.

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin se Ligji “bie ndesh me obligimet ndërkombëtare të Kosovës”.

nagavcisjellërezultate

Të ngjashme

Nagavci: Sot Kosovës i duhet Presidenti

Nagavci: Sot Kosovës i duhet Presidenti

18:04

Më shumë nga Lajme

  • 17:56Ushtarët e FSK-së ngrisin flamurin e Kosovës në Ambasadën në Londër
  • 17:55Babai i përlotur për djalin që u bllokua në minierë, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë këtë shqetësim
  • 17:43Organizatori i protestës rrëfen se si kishte ndodhur momenti me deputetin e VV’së që u bartë mbi rrethojat te Kuvendi
  • 17:38Maqedonci: Medalja në “Cambrian Patrol ” dëshmi e profesionalizmit të FSK-së
  • 17:27Ja disa gjëra që duhet t’i bëni në të 30-at për të përmirësuar shëndetin tuaj në të 70-at