Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

VV-ja dorëzon në hetuesi pretendime të tjera për legalizime të paligjshme në Prishtinë

GD
Gazeta Demos26 gusht 2026 në 11:27
VV-ja dorëzon në hetuesi pretendime të tjera për legalizime të paligjshme në Prishtinë

Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë kanë dorëzuar në hetuesinë e Policisë së Kosovës dhe Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit disa materiale që, sipas tyre, tregojnë manipulimet me legalizimet në kryeqytet.

Shefi i asamblistëve të LVV-së, Gëzim Sveçla, tha se në materialet e reja që kanë pranuar nga një sinjalizues përmenden emrat e zyrtarëve dhe bizneseve që, sipas tij, tregojnë për shkeljet ligjore gjatë procesit të legalizimit.

“Sot pranë hetuesisë kemi dorëzuar disa materiale që i kemi marrë nga një sinjalizues anonim, që prezantohet si punëtor i komunës. Materialet kanë të bëjnë me çështjen tashmë të përfolur të skandalit të legalizimit të paligjshëm që ka ndodhur në Komunën e Prishtinës. Konkretisht, tashmë tregohet qartë, përmenden emrat e bizneseve, emrat e zyrtarëve dhe shkeljet ligjore që kanë ndodhur gjatë këtij procesi të legalizimit. Siç e dini, legalizimi është i rregulluar me ligj në Kosovë, ndërkohë objektet që janë legalizuar kanë deficite të ndryshme ligjore, duke filluar nga ato që një pjesë e tyre janë në pronë publike, pastaj kemi raste të tjera ku objektet janë ndërtuar pas vitit 2018, kur ka hyrë në fuqi ligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje”, tha ai.

Sipas Sveçlës, në këto materiale, përveç çështjes së legalizimit, ka edhe një varg pretendimesh për shkelje të ndryshme ligjore në kryeqytet.

“Po ashtu, ky email, përveç çështjes së legalizimeve, përmban edhe një varg pretendimesh të tjera, të cilat, sipas sinjalizuesit, gjithmonë kanë ndodhur në Komunën e Prishtinës, që kanë të bëjnë me shkelje të ndryshme ligjore. Duke filluar nga transfere të shumave të mëdha që kanë ndodhur nga Kosova në Angli, sipas pretenduesit autoritetet britanike i kanë filluar hetimet dhe e njëjta thuhet edhe për Prokurorinë e Shtetit dhe kjo iu mbetet juve ta vërtetoni”, shtoi Sveçla.
Sipas tij, kur keqmenaxhimit në kryeqytet i shtohen edhe dëmet financiare, tregon se Prishtina po plaçkitet.

“ Skandalin e legalizimit nuk mund ta ndajmë nga raporti i auditimit për vitin 2025, ku përmenden keqpërdorime milionëshe të buxhetit. Ne nuk mund ta ndajmë skandalin e legalizimit as nga Ndërmarrja Publike Banesore, ku është caktuar 32 milionë euro gjoba që kjo ndërmarrje duhet t’ua paguajë disa operatorëve ekonomikë-privatë. Kemi parë Përparim Ramën që bën dy-tri statuse në rrjete sociale, por akoma nuk e ka thënë një fjalë të vetme për këtë çështje… Kur keqmenaxhimit i shtohen edhe dëmet financiare, lirisht mund të themi që po bëhet plaçkitje. Prishtina po plaçkitet. Po plaçkitet e sotmja e Prishtinës, duke i marrë mjetet financiare, duke marrë paratë nga buxheti dhe e ardhmja e qytetarëve për shkak të kushteve dhe cilësisë së jetës që po zhvillohet”, përfundoi ai.

Grupi i asamblistëve të LVV-së kanë dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale edhe më 30 korrik për çështjen e legalizimeve në kryeqytet.

tjerakanëprishtinë

Të ngjashme

Ra nga 50 metra lartësi në humnerë, shpëtohet 51-vjeçari në Mallakastër

Ra nga 50 metra lartësi në humnerë, shpëtohet 51-vjeçari në Mallakastër

22:42
Gjini: Partitë i kanë hapur dyert për të dalur nga kriza, por pushteti i ka mbyllur

Gjini: Partitë i kanë hapur dyert për të dalur nga kriza, por pushteti i ka mbyllur

19:12
Sulm me armë në Montana, disa persona të vrarë – mes tyre edhe fëmijë

Sulm me armë në Montana, disa persona të vrarë – mes tyre edhe fëmijë

12:33
“Kanë mbjellë vrerë mbi Drenicën”, Mërgim Lushtaku i përgjigjet Fitore Pacollit

“Kanë mbjellë vrerë mbi Drenicën”, Mërgim Lushtaku i përgjigjet Fitore Pacollit

21:38

Më shumë nga Lajme

  • 12:32Mbi 27 tonë qumësht me aflatoksinë nga Kosova asgjësohen në Maqedoni
  • 11:52Kurti me lëvdata për projektin e autostradës Shkup – Bllacë në anën maqedone: 5 tunele, 8 ura, 4 galeri…
  • 11:52‘‘Mot me diell, ditë e madhe’’, shkoi në RMV për nisjen e punimeve në autostradën Shkup-Bllacë, Kurti pritet nga Mickoski
  • 11:40Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje
  • 11:39Haxhiu pret në takim lamtumirës Guerot, e falënderon për angazhimin dhe bashkëpunimin