Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se masa e suspendimit ndaj zyrtarëve policorë në rastin e Arlinda Zekaj është vetëm një prej masave, pasi pritet që hetimet që veçse kaën filluar nga Prokuroria Speciale të vazhdojnë.
“Për sa i takon suspendimit të 11 zyrtarëve policorë tashmë e dini se Prokuroria Speciale ka filluar hetimin e rastit dhe suspendimi është një mekanizëm në mënyrë që hetimi të vijoj pa asnjë pengesë, apo tendencë për të devijuar atë.Por, më lejoni të them se nuk do të jetë suspendimi i fundit, meqenëse çfarëdo të gjeture qoftë IPK-ja , qoftë Prokuroria do të ketë ne do të vazhdojmë me kësolloj masash”,deklaroi Sveçla.
Ai është pyetur nga gazetarja nëse policët do të kthehen në punë siç ishin kthyer zyrtarët policorë të përfshirë për për neglizhencë në rastin e gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së.
“Për rastin e Lipjanit, kam kërkuar nga IPK-ja të rifillojë inspektimin e këtij rasti. Është e çuditshme se si zyrtarët policorë janë liruar nga përgjegjësia penale nga prokurorja katër ditë para pensionimit të saj. Mbetet edhe më thellë që kjo çështje të hetohet, por inspektohet puna e komisionit disiplinor dhe atij të ankesave dhe të Policisë së Kosovës sepse pavarësisht përgjegjësisë penale, duhet bërë vlerësim i integritetit të zyrtarit policor veç e veç dhe në paralel me çfarëdo vendimi penal , komisionet duhet të marrin vendimet meritore. Pres së shpejti të kemi rezultatet e para nga ky inspektim i rastit të Lipjanit, meqenëse është përmendur edhe më herët nga mediat, dorën në zemër ka gjëra të çuditshme”,deklaroi ai.
Ndryshe, 35 vjeçarja Hamide Magashi (shtatzënë) ishte vrarë më 30 nëntor 2022 në oborr të QKUK-së nga ish-bashkëshorti i saj