Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.1
Lajme

Sveçla nuk e sheh dorëheqjen si zgjidhje: Jam me protestuesit, e kuptoj mllefin e tyre

GD
Gazeta Demos30 tetor 2026 në 09:50
Sveçla nuk e sheh dorëheqjen si zgjidhje: Jam me protestuesit, e kuptoj mllefin e tyre

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se nuk e sheh dorëheqjen e tij si zgjidhje pas vrasjes së Arlinda Zekajt dhe dështimeve institucionale të evidentuara në këtë rast, shkruan Insajderi.

Ai ka thënë se para dhjetë vjetësh kishte dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, ndonëse, sipas tij, nuk kishte pasur përgjegjësi për situatën e atëhershme.

Megjithatë, Sveçla ka thënë se këtë herë nuk beson se dorëheqja e tij do të kontribuonte në fuqizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të grave.

“Tash, unë nuk mendoj që dorëheqja jonë do të kontribuonte në fuqizimin e gruas, në mbrojtjen e të drejtave të saj, meqenëse ne jemi të angazhuar 100 për qind në përmbushjen e detyrave tona në këtë pikë”, ka deklaruar Sveçla.

Ai ka thënë se e kupton indinjatën dhe mllefin e protestuesve që janë mbledhur para objektit të Qeverisë së Kosovës.

“T’ju them të drejtën, unë personalisht jam bashkë me protestuesit. E kuptoj indinjatën, mllefin e protestuesve dhe po punojmë si institucione që t’i plotësojmë të gjitha ato kërkesa që kërkohen sipas ligjit, në mënyrë që të parandalojmë përsëritjen e rasteve të tilla, por në të njëjtën kohë edhe të hetojmë e të vlerësojmë rastet paraprake për lëshime potenciale përgjatë gjithë historisë sonë”, ka thënë ai.

sveçlamllefinsheh

Të ngjashme

Sveçla: Ka gjëra të çuditshme nga kthimi në punë i policëve nga rasti i gruas së vrarë tek oborri i QKUK-së, prokurorja mori vendim 4 ditë para pensionimit

Sveçla: Ka gjëra të çuditshme nga kthimi në punë i policëve nga rasti i gruas së vrarë tek oborri i QKUK-së, prokurorja mori vendim 4 ditë para pensionimit

10:07
As Xhelal Sveçla nuk e mendon dorëheqjen

As Xhelal Sveçla nuk e mendon dorëheqjen

09:52
Sveçla: I kemi identifikuar 155 raste me rrezikshmëri të lartë, do t'i trajtojmë me seriozitet

Sveçla: I kemi identifikuar 155 raste me rrezikshmëri të lartë, do t'i trajtojmë me seriozitet

09:49
Protestë para Qeverisë në kohën kur Sveçla e Gërvalla flasin për vrasjen e Arlinda Zekajt, kërkohet dorëheqja e tyre

Protestë para Qeverisë në kohën kur Sveçla e Gërvalla flasin për vrasjen e Arlinda Zekajt, kërkohet dorëheqja e tyre

08:09

Më shumë nga Lajme

  • 10:53Hoti: Hallkat nuk dështojnë vetë, llogaridhënia është dorëheqje
  • 10:44Qytetarja, ministrave që s’dhanë dorëheqje: Qysh s’ju vjen turp, a keni gjak shqiptari?
  • 10:02Gërvalla: Protestuesit nuk janë kundër nesh, janë me Arlindën
  • 09:59Protestat para objektit të Qeverisë, një policë goditet me vezë
  • 09:43Gërvalla përmend ndikime të mundshme “politike e kriminale” në rastin e Arlinda Zekajt, pastaj thotë se s’ka prova direkte