Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, pasi hodhi fajin te hallkat zinxhirore të përgjegjësisë dhe pasi tha se “me shumë gjasë” vrasja e Arlinda Zekajt mund të ishte parandaluar, ka ngritur pyetje nëse dështimi i mbrojtjes së saj erdhi vetëm nga “neglizhenca” apo edhe “ndikimi nga qarqe politike”.

“Nga dokumentacioni që kemi shqyrtuar krijohet bindja se vrasja e Arlinda Zekajt me shumë gjasë mund të ishte parandaluar. Duhet të shqyrtohet edhe një pyetje tjetër: a mund të shpjegohen të gjitha këto mosveprime vetëm me neglizhencë apo ka pasë edhe ndikime të jashtme, përfshirë ndikime të mundshme nga qarqe politike apo kriminale. Raporti nuk përmban prova të drejtpërdrejta për një ndikim të tillë, por përmasat dhe përsëritja e veprimeve e bëjnë të domosdoshme edhe veprimin e kësaj mundësie. Sepse nuk mjafton të konstatojmë se institucionet kanë dështuar. Duhet të zbardhim edhe pse kanë dështuar”, tha ajo.