Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vuçiq: I arrestuari pranë Kuvendit është pensionist dhe ish-punonjës i Sigurimit Shtetëror

GD
Gazeta Demos22 tetor 2025 në 14:41
Vuçiq: I arrestuari pranë Kuvendit është pensionist dhe ish-punonjës i Sigurimit Shtetëror

Sulmuesi para ndërtesës së Kuvendit të Serbisë është Vlladan A., i lindur në vitin 1955 në Beograd, ka deklaruar në një konferencë për media presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Ai ka kryer, sipas vlerësimit tim politik dhe si jurist, një sulm të tmerrshëm terrorist ndaj personave të tjerë dhe pronës së huaj, ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm”, ka thënë Vuçiqi, dhe më pas, pas kualifikimit të tij të veprës penale, thotë se “kualifikimin përfundimtar të veprës do ta japë prokuroria kompetente”.

“Ky person që nga viti 1993 ka në posedim një pistoletë të markës “Crvena Zastava M99”. Një armë të së njëjtës markë e ka dorëzuar në vitin 2018, kur zhvilluam aksionin për dorëzimin e armëve nga qytetarët. Ndërsa që nga viti 2018 ka të regjistruar një pistoletë të markës “Melior”, një armë e vjetër”, ka pretenduar Vuçiqi.

Ai ka shtuar se Vlladan A. ka punuar më parë për Shërbimin e Sigurimit Shtetëror.

“Ka tentuar të shtiret si i çmendur, por është një njeri me përvojë, i cili deri në vitin 1993, për 16 vjet, ka punuar në Shërbimin e Sigurimit Shtetëror”, ka thënë Vuçiqi, duke sqaruar se i arrestuari është tani pensionist.

Vuçiqi ka thënë se para tendës është plagosur Millan B., baba i dy fëmijëve.

Më shumë nga Lajme

  • 20:30Lavrovi, Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në\
  • 19:58Shkoi për operacion estetik në Turqi, 38-vjeçarja humb jetën tragjikisht
  • 19:44Nesër s’do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë
  • 19:02Behrami: Bllokues keni qenë në 2014, bllokues jeni edhe në vitin 2026
  • 19:01Zbulim i pazakontë në Belgjikë, punëtorët gjejnë ar me vlerë rreth 9 milionë euro në muret e bodrumit