Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vuçiq glorifikon sërish Mladiqin: Kërkon “varrim dinjitoz” për Kasapin e Ballkanit

GD
Gazeta Demos28 gusht 2026 në 14:13
Vuçiq glorifikon sërish Mladiqin: Kërkon “varrim dinjitoz” për Kasapin e Ballkanit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar për vdekjen e kriminelit të luftës Ratko Mladiq, duke mbrojtur figurën e tij dhe duke kërkuar që ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Srpska të varroset në mënyrë “dinjitoze dhe të civilizuar”.

Vuçiq tha se Serbia do të ndihmojë familjen e Mladiqit nëse ajo vendos që ai të varroset në territorin e Serbisë, ndërsa përmendi edhe mundësinë që varrimi të bëhet në Beograd, pranë vajzës së tij.

“Ne nuk do të lejojmë që gjeneralit t’i mohohet një varrim dinjitoz”, deklaroi Vuçiq, duke kritikuar njëkohësisht ata që kanë dënuar Mladiqin pas vdekjes së tij.

Ai e cilësoi reagimin ndaj kriminelit të luftës si një “fushatë” që, sipas tij, nuk lidhet vetëm me Mladiqin, por me “të ardhmen dhe pasojat juridike”.

Në të njëjtën kohë, Vuçiç sulmoi ministrin në Qeverinë e Serbisë, Usame Zukorliq, për komentet e tij ndaj Mladiqit, duke thënë se ai duhet të sillet si ministër i Serbisë dhe jo vetëm i Novi Pazarit.

Ratko Mladiq u dënua me burgim të përjetshëm nga drejtësia ndërkombëtare për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë rolin e tij në gjenocidin e Srebrenicës.

vuçiqmladiqinvarrim

Më shumë nga Lajme

  • 23:34Parashikimi i motit për të mërkurën
  • 23:17Pamjet trishtuese nga protesta në Tiranë, pezullohen policët që e bartnin për gjymtyrë një protestues me këmbë të thyer
  • 22:53Haziri për Kurtin: LDK-së i kërkonte president jopolitik, PDK-së ia toleroi profilin politik
  • 22:28Ky raportohet se është serbi i arrestuar në Fushë Kosovë, që kërcënoi banorët se “do t’i hidhte në erë”
  • 22:19Protesta e dhunshme në Tiranë, reagon ambasada amerikane, thirrje shtetasve të saj: Shmangni demonstratat