Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Votimi në përfaqësitë diplomatike, KQZ tregon se kur do të mbyllen qendrat e votimit

GD
Gazeta Demos27 dhjetor 2025 në 16:39
Votimi në përfaqësitë diplomatike, KQZ tregon se kur do të mbyllen qendrat e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se pas një procesi përgatitor disa-javor, sot po zhvillohet votimi për shtetasit e Republikës së Kosovës në 29 përfaqësi diplomatike jashtë vendit.

Sipas KQZ-së, gjithsej 19,187 shtetas të Kosovës, të cilët ishin regjistruar paraprakisht për të votuar fizikisht, kanë të drejtë vote në 16 ambasada dhe 13 konsullata të Republikës së Kosovës.

Votimi në Konsullatën e Kosovës në Stamboll do të përfundojë në orën 17:00, sipas kohës lokale në Kosovë, ndërsa në orën 19:00 do të mbyllen qendrat e votimit në shtete të tjera, përfshirë Gjermaninë, Zvicrën, Francën, Belgjikën, Norvegjinë, Austrinë, Suedinë, Slloveninë, Danimarkën, Italinë, Kroacinë, Holandën, Republikën Çeke dhe Hungarinë.

Ndërkohë, votimi në Ambasadën e Kosovës në Londër do të përfundojë në orën 20:00, ndërsa në orën 01:00 të ditës së ardhshme, sipas kohës lokale në Kosovë, do të mbyllet procesi i votimit në katër përfaqësitë diplomatike të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.

KQZ ka bërë të ditur se procesi po zhvillohet në përputhje me procedurat zgjedhore dhe se do të monitorohet deri në përfundimin e plotë të votimit.

Deri në ora 13:00 kanë votuar 7 mijë e 79 votues në përfaqësi diplomatike

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 00:00Parashikimi i motit për të hënën
  • 23:51KEDS del me njoftim: Këto vende sot do të mbesin pa rrymë - shkak punimet
  • 23:25KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit në Veternik dhe në disa lokale në sheshin “Xhorxh Bush”
  • 23:23Më 12 gusht Europa do të përjetojë një eklips total të Diellit
  • 22:57Protesta në Tiranë, turma zhvendoset para Ambasadës së Serbisë dhe të Ukrainës dhe brohoret “UÇK”, “UÇK”