Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se numërimi i votave të ardhura nga diaspora mund ta ndryshojnë garën në 15 komuna.

Cakolli ka thënë se matematikisht, votat e diaspora mund ta caktojnë balotazhin në disa komuna, por edhe mund ta ndërrojnë renditjen e partive politike.

“Sot ka filluar numërimi i 29,638 vota të ardhura nga diaspora. Ndonëse përbëjnë vetëm rreth 1.4% të totalit të përgjithshëm të votave, ato mund të ndryshojnë në mënyrë thelbësore fatin e garës zgjedhore. Duke supozuar që të gjitha votat do të jenë të vlefshme (zakonisht nuk ndodhë kështu), MATEMATIKISHT, ato mund të ndikojnë drejtpërdrejtë rezultatin e 15 komunave të mëposhtme – qoftë në përcaktimin nëse do të ketë balotazh apo jo, qoftë në renditjen përfundimtare të kandidatëve”, ka shkruar Cakolli