Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi fillimisht në një lokal kanë fyer me fjalë banale një grua, ndërsa më pas edhe tre zyrtarë policorë që kishin shkuar për t’u marrë me rastin.
Sipas njoftimit të Policisë në raportin 24-orësh, rasti ka ndodhur më 8 nëntor, rreth orës 06:54.
Të dyshuarit, të dy meshkuj kosovarë, janë arrestuar, ndërsa gjatë arrestimit njëri prej tyre dhe një zyrtar policor kanë pësuar lëndime, për çka kanë pranuar tretman mjekësor.




