Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Ish-prokurorja i reagon Përparim Ramës: Po shkatërron gjithçka para se të kthehet në Londër

GD
Gazeta Demos9 nëntor 2026 në 10:19
Ish-prokurorja i reagon Përparim Ramës: Po shkatërron gjithçka para se të kthehet në Londër

Ish-prokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Drita Hajdari, ka shpërthyer në kritika të ashpra ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pas vendimit të Kuvendit Komunal për projektin e ndërtimit të një objekti të ri dhe një garazhi nëntokësor në lagjen Ulpiana, në zonën e njohur si Fontana.

Hajdari, e cila edhe jeton në Ulpianë dhe gjatë karrierës së saj ka trajtuar edhe rate të korrupsionit të lartë në institucionet publike, e cilësoi këtë projekt si një goditje të rënd ndaj gjelbërimit dhe karakterit urban të kësaj lagje.

Në një reagim të gjatë në Facebook, me titull “Arkitekti (i qytetit) nga Londra”, ajo ka shprehur zhgënjimin e saj me Ramën, duke kujtuar se e kishte votuar me bindjen se përvoja e tij si arkitekt do t’i shërbente zhvillimit të kryeqytetit.

“Pas betonimit të qendrës së qytetit, arkitekti nga Londra tani i është turrur Ulpianës, të vetmës pjese urbane dhe të gjelbër që ka mbetur në qytet. Që është edhe më keq, shumica e asamblistëve komunalë, të cilët u zgjodhën për të përfaqësuar interesat e qytetarëve, votuan pro këtij krimi ndaj qytetit”, shkroi Hajdari.

Ish-prokurorja ka ngritur gjithashtu dyshime për mënyrën se si mund të zhvillohet projekti dhe për përfituesit e mundshëm të tij, duke përmendur edhe mundësinë e reagimit të prokurorisë në të ardhmen.

“Koha do të tregojë se kush do të përfshihet dhe kush do të përfitojë nga ky ‘projekt i madh dhe i rëndësishëm’, kinse për nevojat e Lojërave Mesdhetare”, ka deklaruar ajo.

Hajdari ka kritikuar edhe prioritetet e udhëheqjes komunale, duke theksuar se banorët e Ulpianës përballen prej vitesh me probleme të kanalizimit, kundërmim të rëndë dhe ashensorë të vjetruar në ndërtesat e larta.

Sipas saj, në vend të zgjidhjes së këtyre problemeve, Komuna po synon një ndërtim që mund ta rëndojë edhe më shumë infrastrukturën ekzistuese dhe të zvogëlojë hapësirat e gjelbra.

Kritikat më të ashpra Hajdari i ka rezervuar për fundin e reagimit, ku ka akuzuar politikisht Ramën për mënyrën se si po e drejton kryeqytetin.

“Më dhemb Ulpiana. Më tmerron qëllimi i pamëshirshëm i arkitektit nga Londra për të shkatërruar gjithçka që mund të shkatërrohet, para se të kthehet në Londër”, ka shkruar ajo.

Në përfundim, ish-prokurorja ka bërë thirrje që qytetarët të kërkojnë përmes institucioneve kompetente anulimin e vendimit, duke paralajmëruar se mosveprimi do t’i bënte edhe ata përgjegjës për atë që ajo e quan “krim kundër Ulpianës”.

ish-prokurorjapërparimhajdari

Të ngjashme

Mësohet kush është punëtori i bankës që hyri në llogarinë e Përparim Ramës

Mësohet kush është punëtori i bankës që hyri në llogarinë e Përparim Ramës

19:18
Qasja e paligjshme e punëtores së Raiffeisen-it në llogaritë e Përparim Ramës, Prokuroria nis hetimet

Qasja e paligjshme e punëtores së Raiffeisen-it në llogaritë e Përparim Ramës, Prokuroria nis hetimet

15:59

Më shumë nga Lajme

  • 10:57Në veturë iu gjetën mbi gjysmë kilogrami marihuanë, arrestohet një person në Prishtinë
  • 10:56Dëshmitarja e mbrojtjes: Maria Clara ishte e vetëdijshme dhe komunikonte pas rënies nga kati i gjashtë
  • 10:25Fyen policët, pastaj i kanos gjatë rrugës për në stacion, arrestohen dy persona
  • 10:09Kanosi gruan me mjet të mprehtë, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Obiliq
  • 10:05Refuzoi urdhërin e policit dhe e kanosi me fjalë të ndryshme – Dërgohet në mbajtje i dyshuari në Landovicë të Prizrenit