Taulant Balla, ministër i Shtetit, ka dalë në mbështetje të protestës qytetare kundër “padrejtësive” në Hagë.

Përmes një postimi në facebook, ai ka shpërndarë një pamje nga lart të protestës, ku shihen shumë qytetarë.

“#Liriakaemër. Populli i Kosovës dhe mbarë kombi mbështetje të jashtëzakonshme komandantëve të UÇK. Historia nuk mund të rishkruhet me padrejtësi”, shkroi Balla.