Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Vigan Berisha merr pjesë në manifestimin përkujtimor në Cyrih, nderohen heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

GD
Gazeta Demos8 nëntor 2026 në 22:41
Vigan Berisha merr pjesë në manifestimin përkujtimor në Cyrih, nderohen heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Vigan Berisha, ka marrë pjesë në manifestimin përkujtimor të mbajtur më 8 nëntor 2026, në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Cyrih, në nderim të heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Manifestimi u organizua me rastin e 37-vjetorit të rënies së tyre, ku u kujtua jeta, veprimtaria dhe sakrifica e dy heronjve për lirinë e Kosovës.

Në aktivitet pati fjalime përkujtimore nga përfaqësues të ndryshëm, familjarë të heronjve, recitime poetike dhe pika artistike.

Njoftimi:

Sot, më 8 nëntor 2026, në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Cyrih, u mbajt manifestimi përkujtimor në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, me rastin e 37-vjetorit të rënies.

Manifestimi u hap me intonimin e himneve dhe një minutë heshtje në nderim të të rënëve për lirinë e Kosovës. Të pranishmëve iu drejtuam me një fjalë përshëndetëse.

Në vijim, për jetën, veprimtarinë dhe kontributin kombëtar të dy heronjve folën z.Fatmir Brajshori, z.Arben Krasniqi dhe z. Sali Sefa, ndërsa z. Ragip Shala mbajti fjalën në emër të Klubit Politik “Afrim Zhitia”.

Në emër të familjeve të heronjve, të pranishmëve iu drejtuan z. Selami Neziri, në emër të familjes Fazliu dhe znj. Sadete Zhitia, motra e heroit Afrim Zhitia, në emër të familjes Zhitia.

Programi u pasurua me recitim poetik nga Flora Tefa, si dhe me interpretimin e një poezie kushtuar dëshmorëve, të shkruar nga heroi Bahri Fazliu dhe të interpretuar nga Ramadan Morina. Një pikë artistike u prezantua edhe nga Flutura Bytyqi.

Manifestimi u drejtua nga z. Ramadan Morina.

Në përmbyllje të manifestimit, Konsulli i Republikës së Kosovës, z. Avni Zejnullahu, i dhuroi një buqetë me lule nënës Qamë.

Manifestimi shërbeu si një moment përkujtimi dhe nderimi për veprën e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, si dhe për kontributin e tyre në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë.

Një falënderim të përzemërt i dedikojmë artistes Flutura Bytyqi, fotografëve Daut Luboja dhe Afrim Art, moderatorit Ramadan Morina.

Postimi:

zhitiaafrimfazliu

Më shumë nga Lajme

  • 23:32Dy vrasjet e fundit në Kosovë: Ministria e Familjes në pritje të raportit për QPS-të në Pejë e Gjilan, masat në duar të komunave
  • 23:19Një qytetar gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në fshatin Mirosalë të Ferizajt
  • 23:19KPK publikon rezultatet e testit kualifikues për kandidatët për prokurorë – Kush e kaloi testin dhe kush jo
  • 22:54U dënua me 18 vjet burg për vrasjen e argjentinases, por Apeli ia rrëzoi dënimin – Endrit Nika nesër sërish para gjykatës
  • 22:45Koalicioni Shqiptar merr 10 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Dolëm të parët