Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vidhen stoli ari me vlerë 10 mijë euro në Ferizaj, ka të arrestuar – Policia jep detaje

GD
Gazeta Demos31 tetor 2025 në 09:11
Vidhen stoli ari me vlerë 10 mijë euro në Ferizaj, ka të arrestuar – Policia jep detaje

Një 25-vjeçar është arrestuar nën dyshimin se ka kryer vjedhje të rëndë në një shtëpi në Ferizaj mbrëmë rreth orës 22:00.

Ai dyshohet se përmes thyerjes së xhamit të një dritareje të pasme të shtëpisë ka vjedhur stoli ari në vlerë rreth 10.000 euro, si dhe pajisjen DVR të kamerave të sigurisë.

“Më datë 30.10.2025, rreth orës 22:00, Policia Rajonale në Ferizaj ka pranuar një informacion për një rast të vjedhjes së rëndë në rrugën “Mustafë Xhigolli”. Njësitë e hetimeve rajonale dhe forenzikës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga ekzaminimet fillestare është dyshuar se personi/na të panjohur kishin depërtuar në shtëpinë e viktimës përmes thyerjes së xhamit të dritares së pasme, duke vjedhur stoli ari në vlerë rreth 10.000 euro, si dhe pajisjen DVR të kamerave të sigurisë”, bëri me dije policia.

Gjatë zhvillimit të hetimeve, policia tha se njësia hetimore ka identifikuar një automjet të dyshuar të tipit Audi A4, ngjyrë hiri, që drejtohej nga A. Xh.( 25 vjeç).

“Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur mjete të dyshimta, përfshirë një shpues elektrik dhe një palë këpucë, të cilat përputhen me gjurmët e lëna dhe pamjet nga kamerat e sigurisë nga kryesi i veprës. I dyshuari ka tentuar të largohet, por pas një ndjekjeje është arrestuar nga hetuesit policorë”.

“Me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa automjeti është sekuestruar për procedura të mëtejshme hetimore. Hetuesit rajonalë në Ferizaj po vazhdojnë hetimet në disa pista për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e mundshëm të bashkëkryesve në vjedhje të tjera të ngjashme në rajon”, tha policia.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 11:29Zafir Berisha: “Përgjigjja më e fortë për Serbinë, Rusinë dhe spiunët e tyre është Ramush Haradinaj president”
  • 11:21Nafta arrin në 1.95 euro, Berjani paralajmëron: Çmimet në ditët në vijim mbeten të paparashikueshme
  • 10:31Stradner: Kremlini mund ta ndihmojë Vuçiqin me energji
  • 10:21Rafuna: Inflacioni ka arritur në 7.2%, Qeveria duhet urgjentisht të përgatisë një paketë ndihmëse
  • 10:16Dyshohet se nën ndikim të alkoolit tentoi të sulmonte bashkëshorten dhe nënën në Istog