Çmimet e derivateve në Kosovë po vazhdojnë të mbeten në nivele të larta, ndërsa zhvillimet në tregjet ndërkombëtare po krijojnë pasiguri për atë se si do të lëvizin ato në ditët në vijim.
Sipas ekspertit të sektorit të naftës, Fadil Berjani, aktualisht një litër dizel po shitet rreth 1.95 euro, ndërsa benzina rreth 1.65 euro.
Berjani ka thënë se në rrethanat aktuale është e vështirë të parashikohet se çfarë çmimesh do të ketë në ditët në vijim, për shkak të lëvizjeve të mëdha në tregjet ndërkombëtare dhe në bursat e naftës.

