Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Veteranët e UÇK: Simbolet tona, larg protestës/ Gucati: UÇK nuk është instrument i asnjë agjende politike e personale

GD
Gazeta Demos23 qershor 2026 në 16:06
Veteranët e UÇK: Simbolet tona, larg protestës/ Gucati: UÇK nuk është instrument i asnjë agjende politike e personale

Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së për qëllime politike. Kjo është thirrja e dytë e veteranëve të luftës për protestuesit në Tiranë.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së shpreh publikisht shqetësimin e saj për përpjekjet e vazhdueshme për manipulim politik dhe instrumentalizim të simboleve të UÇK-së në protestën disaditore në Tiranë.” thuhet në deklaratë

Kreu i veteranëve të luftës, Hysni Gucati madje akuzon se disa prej individëve pjesëmarrës se kanë tentuar me vite të zbehin dhe devijojnë vlerat e luftës çlirimtare.

“OVL e UÇK-së rithekson me përgjegjësi të plotë se kauza e UÇK-së nuk është dhe nuk mund të jetë instrument i asnjë agjende politike të ditës apo i interesave të ngushta personale e partiake.” vijon deklarata.

Veteranët e luftës u bëjnë thirrje organizatorëve të protestës në Tiranë që ta garantojnë integritetin e protestës dhe të mos lejojnë asnjë përpjekje për manipulim, keqpërdorim apo vetëdeklarim të rremë në emër të ish-ushtarëve.

Ata thonë se UÇK-ja është pjesë e historisë së lirisë dhe sakrificës së popullit shqiptarë dhe duhet trajtuar me respekt dhe jo për përfitime politike.

Qëndrimi i organizatës së veternavë të luftës është i përswritur.

Veteranët e luftës sqarojnë se organizata e tyre e ka një përfaqësi në Tiranë dhe se askush nuk ka lëshuar ndonjë autorizim për ti përfaqësuar në protestën që po mbahet në Tiranë.

ovl uxk

Më shumë nga Lajme

  • 22:05Nga komentet homofobike te konferenca në Doha ku mori pjesë kreu i Hamasit: Çka çoi në largimin e imamit me ndikim në Zvicër?
  • 21:39Vdes ish-futbollisti i njohur
  • 21:19Kërcënohet kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, arrestohet i dyshuari
  • 21:03Rasti i Vlora Hysenit, raportohet se SPAK po e heton edhe për një transfer 450 mijë eurosh te vëllai i saj në Gjermani
  • 20:43Diell apo shi? Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme