Në Banjskë të Zveçanit, është vendosur gurthemeli i obeliskut të Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.
Vendosja e tij u bë në trevjetorin e rënies së rreshterit të Policisë së Kosovës, në sulmin terrorist serb.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu foli për sulmin e tmerrshëm që goditi Kosovën, ndërsa tha se Policia e Kosovës bashkë me heroin Afrim Bunjaku, mundësoi dështmin e këtij sulmi.




