Këtë të enjte, në Klinë, qytetarët po protestojnë duke kundërshtuar vendimin dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta nis zyrtarisht në ora 12:00 dhe do të mbahet nën moton “Për drejtësi, për dinjitet, për Kosovën”.
Në këtë protestë po marrin pjesë të rinj e të moshuar.


