Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tri vjet nga rënia e heroit Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit

GD
Gazeta Demos24 shtator 2026 në 07:38
Tri vjet nga rënia e heroit Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit

Mëngjesin e 24 shtatorit 2023, në Banjskë të Zveçanit, u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa polici Alban Rashiti u plagos dhe një tjetër zyrtar policor u lëndua.

Sulmi terrorist ndodhi pasi në hyrje të fshatit Banjskë ishin vendosur dy kamionë pa targa, duke bllokuar hyrjen përmes urës. Patrulla policore që kishte vërejtur barrikadën njoftoi kolegët në bazë, ndërsa në mesin e zyrtarëve që iu bashkuan policëve në vendngjarje ishte edhe rreshteri Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës.

Pas sulmit, në atë kohë kryeministri Albin Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ndërsa po atë ditë u mbyllën përkohësisht pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë.

Policia e Kosovës njoftoi se gjatë operacionit u vranë tre nga sulmuesit nga Serbia, pasi zyrtarët policorë iu kundërpërgjigjën sulmeve. Sipas Policisë, grupi kishte shfrytëzuar hapësirat përreth Manastirit të Banjskës për t’u strehuar dhe për të shtënë ndaj zyrtarëve policorë.

Tre serbë nga grupi terrorist u arrestuan, ndërsa në veri u sekuestrua një arsenal i madh armësh, uniformash dhe pajisjesh logjistike. Në ditët në vijim, Policia zhvilloi bastisje në disa lokacione dhe sekuestroi edhe pajisje të tjera ushtarake.

Pas ngjarjes, kryeministri Kurti e cilësoi grupin si një formacion terrorist dhe kriminal, duke pretenduar se sulmi ishte planifikuar dhe përgatitur për një periudhë të gjatë dhe se kishte mbështetje nga Beogradi.

Sulmi në Banjskë u dënua nga institucionet e Kosovës dhe përfaqësues të shumtë ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian, KFOR-in, EULEX-in, OSBE-në dhe UNMIK-un, të cilët kërkuan që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

Tre të akuzuarit për rastin "Banjska" u shpallën fajtorë.

Bllagoje Spasojeviq dënua me burgim të përjetshëm. Edhe Vlladimir Toliq u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq u dënua me 30 vjet burgim.

25 shtatori 2023 u shpall ditë zie shtetërore në nderim të rreshterit Afrim Bunjaku. Presidentja e atëhershme, Vjosa Osmani, ia ndau atij urdhrin postmortem “Hero i Kosovës”, ndërsa Bunjaku u varros me nderime të larta.

Ndërkaq sot, Ministria e Punëve të Brendshme ka organizuar aktivitete në nder të rreshterit Bunjaku.

banjskëbunjakuafrim

Të ngjashme

Sot në Banjskë do vendoset gurthemeli i obeliskut kushtuar Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku

Sot në Banjskë do vendoset gurthemeli i obeliskut kushtuar Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku

07:41
Kurti kujton Afrim Bunjakun: S’do heqim dorë, të gjithë do marrin dënimin e merituar

Kurti kujton Afrim Bunjakun: S’do heqim dorë, të gjithë do marrin dënimin e merituar

08:08
Trevjetori i rënies së Afrim Bunjakut, nesër zhvillohen aktivitete përkujtimore

Trevjetori i rënies së Afrim Bunjakut, nesër zhvillohen aktivitete përkujtimore

20:41

Më shumë nga Lajme

  • 08:03Familja njofton për të pamën e Idriz Rrecajt, priten procedurat nga Mjekësia Ligjore
  • 07:44Haziri: S'ka gabu Thaçi, Veseli e Kuvendi kur e kanë votu Gjykatën Speciale, s’kemi për çka me e zhbë
  • 07:33Njofton KEDS, tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës
  • 07:30Diell e vranësira, ky është parashikimi i motit
  • 23:43Mehmeti: Mund të thirren në Hagë edhe drejtuesit e UÇK-së në Maqedoni