Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nesër, më 24 shtator 2026, do të zhvillohen aktivitete përkujtimore në shënim të trevjetorit të rënies në krye të detyrës të Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.
Aktivitetet do të nisin në orën 10:00 me vizitë te familja e Bunjakut në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, ndërsa në orën 10:40 do të bëhen homazhe te varri i tij.
Në orën 12:00, në fshatin Banjskë të Zveçanit, do të vendoset gurthemeli i obeliskut të Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.
