Kjo e enjte do të karakterizohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm, me diell dhe vranësira të pjesshme gjatë ditës.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 18 deri në 22°C.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 4 m/s.