Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sveçla: Fitorja në veri u arrit falë sakrificës së Afrim Bunjakut dhe qindra policëve të tjerë

GD
Gazeta Demos24 shtator 2026 në 12:15
Sveçla: Përulemi para sakrificës së Bunjakut dhe angazhimit të policëve të Kosovës që veriu përfundimisht u çlirua dhe frymon njëjtë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka folur sot nga veriu i vendit në tre vjetorin e sulmit të Banjskës.

Sveçla deklaroi se tri vjet më parë këtu u zhvillua një ndër betejat më të rëndësishme dhe u arrit ndër fitoret më të mëdha të shtetit të Kosovës, ku shteti u ballafaqua me sulm terrorist dhe shteti doli fitimtar.

“Kjo falë sakrificës së rreshterit Afrim Bunjaku, sakrificës e angazhimit të pakursyer të qindra policëve të tjerë, të cilët me vetmohim me profesionalizëm arritën që të mundnin terroristët e sponsorizuar e të mbështetur e të armatosur e të financuar nga shteti i Serbisë, e që qëllim të vetë e kishin okupimin e një pjese të territor të Kosovës. Kjo fitore solli liri në këtë pjesë dhe veriu frymon lirshëm.Falë kësaj lirie kemi arritur të zbulojmë varreza masive e të identifikojmë presona të pagjetur e të zhdukur dhunshëm nga kriminelët serbë atëherë, nga shteti serb”,deklaroi Sveçla.

Ai tha se “Ky faktorizim, ky frymim i lirshëm jo vetëm tashmë i kësaj pjese, por fuqizimi i shtetit të Kosovës po mundëson që ne të vazhdojmë me punët e mira e punët e mëdha në veri, e të vazhdojmë të kërkojmë për të zhdukur të tjerë e në të njëjtën kohë të fuqizojmë gjithë shtetin”.

Ministri Sveçla tha se falë sakrificës së Afrim Bunjakut, falë angazhimit të të gjithë policëve tashmë kemi mundësinë që të vendosim obelisk për këtë sakrificë për këtë angazhim, ku qytetarët kanë mundësi që prej së afër të njoftohen për ato momente të rënda për Kosovën, për institucionet e për familjen e Afrim Bunjakut dhe për të gjithë policët e angazhuar atë ditë  dhe për një fitore e cila është unike për këtë pjesë.

“Përulemi para sakrificës së familjes Bunjaku dhe para angazhimit të pakursyer të të gjithë pjesëtarëve të PK-së, e institucioneve të tjera që në bashkërendim mundësuan që kjo pjesë përfundimisht të çlirohet e të fillojë e të frymojë njëjtë . Lavdi Afrim Bunjakut dhe gjithë dëshmorëve të Republikës”.

sveçlasakrificëskosovës

Të ngjashme

Haxhiu, Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovë vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut

Haxhiu, Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovë vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut

10:23
Familja e Afrim Bunjakut hap dyert për pritje në trevjetorin e rënies së tij

Familja e Afrim Bunjakut hap dyert për pritje në trevjetorin e rënies së tij

09:59
Haradinaj kujton Bunjakun: Kushdo që tenton ta rishkruajë historinë, ta dijë se plagët tona janë të freskëta

Haradinaj kujton Bunjakun: Kushdo që tenton ta rishkruajë historinë, ta dijë se plagët tona janë të freskëta

09:58
Abdixhiku: Afrim Bunjaku, simbol i shtetit që mbron qytetarët e vet

Abdixhiku: Afrim Bunjaku, simbol i shtetit që mbron qytetarët e vet

09:57

Më shumë nga Lajme

  • 13:06Tre policët e Podujevës nderohen me medalje për shpëtimin e jetës
  • 12:38Lushtaku për Specialen: S’kam frikë nga një aktakuzë e re ose nga arrestimi
  • 12:38Haxhiu për vendimin e Kushtetueses: Nesër pas Kryesisë do të flasim për media
  • 12:07Vendoset gurthemeli i obeliskut të Heroit, Afrim Bunjaku
  • 12:05Kundër Speciales, të rinj e të moshuar protestojnë në Klinë